Zyra për sigurimin e cilësisë

Komiteti i cilësisë është i përbërë nga:

  • Rektori
  • Prorektorët;
  • Dekanët;
  • Sekretari i Përgjithshëm;
  • Koordinatori i Zyrës së Cilësisë dhe
  • Përfaqësuesi i studentëve
Njomza Sadriu
Njomza Sadriu
Koordinatore e zyrës së cilësisë

Koordinatori i Zyrës për Sigurimin e Cilësisë është përgjegjës dhe ndihmon që të realizohen këto detyra:

1. U jep këshilla dhe shpjegime organeve dhe trupave të Kolegjit përkitazi me zbatimin e dispozitave ligjore kualitative;
2. Bënë hartimin, përkatësisht harmonizimin e rregulloreve dhe të kërkesave të përgjithshme të Kolegjit në lidhje me procesin e kontrollit dhe mbarëvajtjes së cilësisë;
3. Bënë anketime anonime me student dhe me mësimdhënës;
4. Krijon raporte të analizës së suksesit nga secili afat i provimeve;
5. E koordinon punën e Zyrës për sigurimin e cilësisë;
6. Kujdeset për evidentimin e mbajtjes së cilësisë së infrastrukturës, pajisjeve, inventarit dhe pasurimin e bibliotekës;
7. Kujdeset për zbatimin e vendimeve të Senatit të Kolegjit Universi dhe organeve të tjera të Kolegjit në lidhje me mbarëvajtjen e cilësisë;
8. Kujdeset për kodin e etikës; i ndihmon Rektorit dhe Sekretarit të përgjithshëm për harmonizimin dhe koordinimin e punës, të shërbimeve dhe të trupave të tjerë të Kolegjit;
9. Nënshkruan vendimet dhe aktet e tjera që i nxjerr Zyra për Sigurimin e Cilësisë;
10. Për punën e vet i përgjigjet Komitetit të cilësisë dhe Senatit;
11. Përkujdeset dhe është përgjegjës për ruajtjen e konfidencialitetit në çështjet e Kolegjit brenda dhe jashtë ambienteve të tij;
12. Organizon sistemin e regjistrimit dhe arkivimit të dokumenteve, duke i respektuar rregulloret e përgjithshme të Kolegjit. I arkivon dokumentet që kanë të bëjnë me sferën e cilësisë. I kërkon dokumentet nga organi përkatës nëse/kur duhen për qëllime të përcjelljes së mëtejme;
13. Përpilon dokumentet zyrtare dhe rregulloret e Kolegjit në lidhje me cilësinë;
14. Koordinon agjendën e aktiviteteve me komitetin e cilësisë në nivel të fushave studimore;
15. Përgatitë të gjitha dokumentet në lidhje me akreditim apo ri-akreditim, raportet e ndryshme të vlerësimit të brendshëm në bashkëpunim me të gjitha departamentet dhe të koordinon vizitat e ekspertëve të huaj për akreditim apo ri-akreditim.
16. Kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me akte normative të Kolegjit.

Koordinatore e zyrës së cilësisë

Njomza Sadriu

[email protected]

blenda luta
Blenda Luta
Zyrtare për çështje akademike

Kompetencat e zyrtarit për çështje akademike në kuadër të zyrës për sigurimin e cilësisë janë:

1. Udhëheqje dhe shërbime profesionale dhe cilësore të mësimdhënies /mësimnxënies;
2. Është përgjegjës për dokumentet zyrtare dhe rregulloret e Kolegjit në lidhje me cilësinë;
3. Merret se bashku me përgjegjësit e programeve në hartimin e orarit të mësimit, të orarit të provimeve dhe të orarit të festave;
4. Monitoron dhe regjistron mbarëvajtjen e mësimit, të orëve të mbajtura dhe të atyre të pa mbajtura;
5. Monitoron organizimin dhe mbarëvajtjen e provimeve;
6. Kujdeset për implementimin e programeve mësimore;
7. Përgjegjëse për mbledhjen e syllabusave-planeve të punës nga mësimdhënësit;
8. Krijon raporte në lidhje me rregullsinë dhe mbarëvajtjen e mësimit sipas syllabuseve të dërguar;
9. Aplikon udhëzuesit për sigurim të cilësisë, ku janë përfshire vlerësimet e mësimdhënies, rishikimet e programeve dhe vlerësimet e studentëve;
10. Këshillon në mënyrë profesionale për aprovimin dhe zhvillimin e moduleve dhe programeve studimore;
11. Koordinon agjendën e aktiviteteve me komitetin e cilësisë në nivel të fushave studimore

Zyrtare për çështje akademike

Blenda Luta

[email protected]