Unioni i studentëve

Unioni Studentor (referuar më poshtë si Unioni) është një organizatë studentore e themeluar nga studentët e Kolegjit Universi. Qëllimi i Unionit është mirë organizimi i jetës studentore. Në Union kanë të drejtë anëtarësie të gjithë studentët e Kolegjit Universi. Anëtarët e Unionit kanë të drejtë të marrin pjesë në të gjitha veprimtaritë që zhvillohen në Union.

Organet e Unionit janë:
a. Asambleja e Unionit
b. Këshilli Studentor
c. Presidenti i Unionit
d. Sekretari i Unionit

Asambleja e Unionit përfshinë të gjitha kryesitë e viteve dhe grupeve.
Asambleja miraton Statutin e Unionit dhe voton për Presidentin. Asambleja e Unionit mblidhet të paktën një herë në vit (vit akademik). Asambleja thirret nga Presidenti i Unionit në mbledhje të zakonshme dhe në mbledhje të jashtëzakonshme kur e kërkon 51% e anëtarëve të Këshillit Studentor ose 1/3 e anëtarëve të Unionit. Asambleja kërkon llogari lidhur me veprimtarinë e Këshillit të unionit dhe të Presidentit.

144235890_437677047433367_8626984713011236278_n
Besa Ramadani
Kryetare e Unionit të studentëve - 20/21

Përfaqësuesit e studentëve në organet vendimarrëse të Kolegjit Universi – 20/21:

Studenti Pozita ne Union Senati KU Komiteti Etik Komiteti i Cilësisë KSHM Sport KSHM Infermieri
Besa Ramadani Kryetare e US Po Po PO PO
Blerton Hamza Sekretar i US PO
Shkurte Aliu Antare Po PO
Endrit Llaloshi Antar Po PO
Shpat Selimi Antar Po PO
Erza Azemi Antare Po PO