Të nderuar studentë,

Siç ju kemi informuar edhe në kuadër të “Ditës së dyerve të hapura”, për studentët e interesuar në Kolegj do të fillojmë kurset e gjuhës Gjermane. 
Fillimisht do të startojmë me kursin e gjuhës gjermane për Nivelin A1 që është planifikuar të fillohet me 4 Nëntor, nga ora 13:30-14:30 me grupet e para dhe 14:30-15:30 me grupet e dyta.
Kursi do të zgjatë afërsisht 4 muaj, respektivisht 40 orë nga 55 minuta. 
Studentët do të përgatitën që të kalojnë kursin e parë në ndonjërin prej institucioneve që janë të licencuara për certifikim. Kursi në kuadër të kolegjit do të organizohet falas, ndërsa për certifikim studentët paguajnë tarifën në institucionin që preferojnë.
Të gjithë studentët e interesuar deri me 30 tetor duhet të paraqiten në shërbimin studentor për të caktuar orarin dhe ditën e preferuar, kursi do të organizohet nëse për terminin dhe ditën e caktuar paraqiten se paku 30 student. 
Në këtë nivel ligjërohen librat Menschen A1.1 dhe A1.2

Kolegji Universi, vendi ku studiojnë profesionistët e së ardhmes

Leave a comment