Kulturë fizike sport dhe Rekreacion (Bachelor)

Qëllimi dhe profili i programit të studimeve

Programi i studimeve në Kulturë Fizike, Sport dhe Rekreacion përfshin 6 semestra dhe kohëzgjatja e studimeve është 3 vite akademike, ekuivalente me 180 ECTS. Çdo semestër ka 30 ECTS. Të gjitha subjektet janë të ngarkuara me vlerë ECTS, dhe një ECTS është e barabartë me 30 orë. Në fund të vitit të tretë të studimeve studenti e mbron tezën e diplomës.

Qëllimet mësimore të Programit janë:

  • Ti mundësojë studentët që të artikulojnë qartë idetë e tyre gojarisht dhe me shkrim
  • Të zhvillojë tek studentet aftësinë e mendimit kritik
  • Të zgjerojë vizionin për disiplinat sportive të specialitetit të tyre të ngushtë dhe të sportit në përgjithësi
  • Të kuptojnë dhe zgjerojnë shikimin në sport dhe rolin e tij në shoqëri dhe në baza kombëtare dhe ndërkombëtare;
  • Rishikikimi i çështjeve dhe trendeve në botën e sportit dhe aplikimin e saktë të njohurive duke bërë zgjedhje kreative;
  • Ti ofrojë studentëve njohuri për të ngritur vetëdijen e tyre për nevojën për filozofi personale dhe rëndësinë e parimeve etike të lidhur me profesionin e zgjedhur dhe për jetën në përgjithësi,
  • T’i pajisë me përvojë praktike në lëmin e disiplinës sportive në të cilën studenti plotësisht mund të testojë njohuritë dhe shkathtësitë e fituar në jetën reale m përvojën e fituar nën kujdesin e mentorëve të kualifikuar.
  • T’u mundësojë studentëve të punojnë në ekip dhe të komunikojë mirë
  • T’u mundësojë studentëve të jetë fleksibël në përdorimin e njohurive praktike
  • T’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri të kërkesave institucionale (legjislacionit shkollor, legjislacion tjetër plotësues)
  • T’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri të sportit të fëmijëve dhe të rinjve dhe njohuritë e sistemit shkollor në tërësi dhe të kuptuarit e koncepteve arsimore
  • T’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri në përdorimin e strategjive të përgjithshme pedagogjike dhe didaktike, si dhe duke marrë parasysh kornizat sociale të të mësuarit
  • T’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri të psikologjisë zhvillimore (të kuptuarit e karakteristikave zhvillimore, dallimet dhe nevojat e fëmijëve)
  • T’u mundësojë studentëve të fitojnë aftësitë organizative të përgjithshme
  • T’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri mbi etikën dhe kodikëve të fushës profesionale
  • T’u mundësojë studentëve të mësojnë përdorimin e Teknologjisë Informative
  • T’u mundësojë studentëve të komunikojnë në gjuhë të huaj
  • T’u mundësojë studentëve të fitojnë njohuri mbi Ndihmën e Parë.

Rezultatet e pritura të mësimit

Pas përfundimit të programit të studimeve studentët do të jenë në gjendje:

  • Të zotërojnë shkathtësitë nga disiplinat përkatëse sportive në mënyrë të pavarur;
  • Të kenë një pasqyrë themelore të të kuptuarit të fenomeneve kryesore të disiplinave sportive të caktuara
  • Të aftësohen që të kuptojnë dhe shpjegojnë rëndësinë e të ushtruarit dhe aktivitetit fizik për organizmin e njeriut
  • Të përdorin rezultatet e hulumtimeve shkencore nga lëmi i sportit duke përdorur të dhënat bazë elektronike
  • Të pasqyrojnë problemet kryesore të sportit dhe kulturës sportive dhe zhvillimin e vetëdijes për qasje të caktuara në shkencat sportive
  • Të kuptojnë bazat antropologjike dhe kineziologjike të sportit
  • Të kuptojnë karakteristikat biopsikosociale të grupeve të ndryshme të njerëzve
  • Të kenë njohuri të aspekteve shëndetësore të sportit
  • Të kenë njohuri të aspekteve fiziologjike të sportit
  • Të kenë njohuri të aspekteve themelore biomekanike të sportit
  • Të kenë njohuri për bazat e turizmit, lidhjeve midis sportit dhe turizmit
  • Të kenë njohuri dhe të kuptojnë organizimin e sportit
  • Të kenë njohuri të problemeve të lidhura me kalimin e kohës së lirë në raport ndaj sportit
  • Të kenë njohuri fizike, motorike dhe shëndetësore për karakteristikat e fëmijëve, të rinjve, të rriturve, të moshuarve dhe personave me nevoja të veçanta
  • Të kenë aftësi për të analizuar dhe aplikuar planin sportiv për familje, të rritur, të moshuar dhe personave me nevoja të veçanta
  • Të kenë njohuri për karakteristikat e dietës së shëndetshme
  • Të kenë njohuri për shpëtim në ujë
  • Të kenë aftësi për të punuar me teknologjitë e avancuar në sport dhe rekreacion

Pasqyre e programit

Year I
Semestr I  
Nr. O/Z Lëndët ECTS
1. O Historia e Kultures Fizike dhe Sportit 3
2. O Teoria dhe Filozofia e Kultures fizike dhe Sportit 3
3. O Vollejboll 3
4. O Futboll 3
5. O Atletika 1 3
6. O Biologjia e Kutures Fizike dhe Sportit 3
7. O Te ushqyerit  e Sportisteve 3
8. O Gjuha Angleze ne Sport 3
9. O Teknologjia Informative ne Sport 3
10. Z Vaterpolo 3
11. Z Ping Pong 3
Semestri II  
Nr. O/Z Lëndët ECTS
12. O Psikologjia e Sportit 3
13. O Sociologjia e Sportit 4
14. O Hendboll 3
15. O Basketboll 3
16. O Atletika 2 4
17. O Anatomia Funksionale 5
18. O Fiziologjia Funksionale 5
19. Z Futsall 3
20. Z Ragbi 3
Year II
Semestr III
Nr. O/Z Lëndët ECTS
1. O Teoria dhe Metodologjia e Hulumtimit 3
2. O Statistika ne Shkencen e Sportit 3
3. O Zhvillimi Motorik 4
4. O Kontrolli Motorik 3
5. O Te Mesuarit Motorik 3
6. O Xhudo dhe Mundje 4
7. O Karate dhe Vetembrojtje 4
8. O Menaxhimi në Kulturën Fisike dhe Sport 3
9. Z Fitnes 3
10. Z Akrobatike 3
Semestri IV  
Nr. O/Z Lëndët ECTS
11. O Gjimnastika Sportive 4
12. O Vallëzimi me Gjimnastikë Ritmike 4
13. O Fiziologjia e Ngarkesave 4
14. O Biomekanika e levizjeve 4
15. O Pedagogjia ne Sport 4
16. O Didaktika Sportive 4
17. O Teoria e Trajnimit 3
18. Z Aerobik 3
19. Z Tenis 3
Viti III
Semestr V  
Nr. O/Z Lëndët ECTS
1. O Lojerat Elementare 3
2. O Analiza e Performancës në Sport 3
3. O Aktiviteti Fizik  per Femijet 3
4. O Aktiviteti Fizik per te Moshuarit 3
5. O Aktiviteti Fizik dhe Trajnimi Kondicional 4
6. O Pershtatja ne Aktivitet Fizik dhe ne Trajnim 4
7. O Testimi ne Aktivitet Fizik dhe ne Trajnim 4
8. O Trauma dhe Metodologjia 3
9. Z Organizimi ne Kulturen Fizike dhe Sport 3
10. Z Gazetaria Sportive 3
Semestri VI  
Nr. O/Z Lëndët ECTS
11. O Kineziterapia 3
12. O Skijimi 5
13. O Noti 5
14. O Rekreacioni dhe aktivitetet ne natyre 4
15. Z Sporti Shkollor 3
16. Z Badminton 10
17. O Tema e Diplomës 10

Përshkrimi i lëndve

Kultura fizike dhe sporti në kohën antike, Kultura fizike dhe sporti në mesjetë, (Humanizmi dhe renesanca). Filantropizmi dhe filantropistët (J. B. Basedow i J. C. Guts Mutz). Sistemet gjimnastikore: gjerman, suedez francez. Lëvizja olimpike moderne, Lojërat Olimpike Verore dhe Dimërore bashkëkohore, Kultura fizike në Kosovë, Publicistika dhe gazetaria sportive, arkiva, bibliotekaria. Historiku i objekteve dhe pajisjeve sportive

Nocionet themelore të teorisë së sportit, Kineziologjia si disiplinë shkencore në botë, Lëvizja si faktor i zhvillimit filogjenetik dhe ontogjenetik. Trendet bashkëkohore dhe aktiviteti fizik. Ndarja e sporteve dhe karakteri interdisiplinar i kineziologjisë.

Zhvillimi i aftësive filozofike. Dualizmi dhe holizmi. Natyra e sportit dhe lojës. Etika e lojërave. Profesionalizmi kundrejt  amatorizmit. Vlerat e shkencës në sport dhe në ushtrim. Sporti dhe nevojat e shoqërisë. Thelbi dhe vlerat e të ushtruarit për shëndetin. Aplikacione të menduarit filozofik..

Zhvillimi historik i volejbollit; Rregullat e volejbollit, beach-volejbollit dhe mini-volejbollit. Analiza e strukturës së lëvizjeve të elementeve teknike në volejboll.  Metodologjia e të mësuarit të lëvizjeve në volejboll me qëllim të realizimit të planprogramit mësimor në shkolla fillore dhe të mesme. Planifikimi dhe programimi i trajningut për grupmosha 11-15 dhe 16-19 vjeçare.

Karakteristikat e lojës futbollit; Analiza e strukturës së lëvizjeve në futboll. Ndikimi i trajningut në futboll në zhvillimin e aftësive dhe veçorive të lojtarëve. Metodologjia e të mësuarit të lëvizjeve teknike dhe taktike (lëvizjet bazike të lojtarëve pa top dhe lëvizjet teknike me top, taktika në sulm dhe në mbrojtje).

Historiku i atletikës në botë dhe tek ne; Analiza biomekanike e strukturave lëvizore. Klasifikimi i disiplinave në atletikë. Teknika dhe metodika e disiplinave teknike (kërcimet, hedhjet). Teknika dhe metodika e disiplinave të vrapimeve (vrapimet e shpejtësisë, vrapimet e largësive të mesme, vrapimet e largësive të gjata). Programimi dhe kontrolli i procesit transformues. Zgjedhja e mjeteve dhe ngarkesave në procesin stërvitor. Testimi i aftësive bazike motorike. Metodat e përzgjedhjes së atletëve. Organizimi dhe përgatitja për gara shkollore të niveleve të ndryshme.

Biologjia e njeriut, biomekanika e muskujtve, sistemi endokrin,  trajnimi, kontrolli i mekanizmit të trajnimit, të ushqyerit, kontrolli i peshës së fëmijëve dhe të moshuarve.

Materiet ushqyese dhe metabolizmi. Hulumtimet nutricionale. Burimet energjetike. Të ushqyerit dhe përbërja kimike e organizmit. Vlerësimi i statusit nutricional. Nevojat ditore për materie ushqyese. Nutricioni në bazë të grupit të gjakut. Përpilimi i programeve nutritive për sportist. Ushqimi i sportistit ditën e garës sportive dhe super-kompensimi i glikogjenit. Ndikimi i stërvitjeve në metabolizmin e proteinave, karbohidrateve dhe yndyrave, si dhe rehidirimi. Trashësia dhe kontrolla e peshës. Aktivitetet fizike dhe llojet e dietave nutritive.

Kjo lëndë trajton gjuhën angleze nga aspekti i terminologjinë sportive. Lënda merret me studimin e shprehjeve dhe fjalëve të caktuara në sportet kolektive dhe individuale, zhvillimin e koncepteve të ndryshme dhe dallimin ndërmjet shprehjeve sportive të gjuhës angleze të folur në Britani të Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Llojet e softverit për përpunime statistikore. Futja e të dhënave. Rregullimi i të dhënave, hyrje në SK (sistemi kompjuterik) dhe përpunimin e të dhënave. Aplikimi i SPSS në metodat përshkruese statistikore. Aplikimi metodave multivariante statistikore. Paraqitja grafike e rezultateve etj.

Zhvillimi i vaterpolos. Rregullat ndërkombëtare, analiza kineziologjike e vaterpolos, Analiza dhe veprimet metodike për mësimin e strukturave themelore të lëvizjes në vaterpolo, lëvizjet themelore pa top, lëvizjet themelore me top, teknika e portierit, analiza e sistemeve themelore të lojës, taktika e lojës në mbrojtje dhe në sulm.

  • Njohja e studentëve me elementet themelore të vaterpolos
  • Njohja me metodat e të mësuarit të elementeve teknike të lojës
  • Përvetësimi i njohurive taktike të lojës.

Loja e pingpongut (rregullat, hapësira për ushtrime, objektet, rekuizitat); Struktura e lojës; Përgatitja fizike (rëndësia; aftësitë motorike; metodat dhe mjetet për zhvillimin e tyre; Analiza biomekanike e elementeve themelore teknike Veprimet e ndryshme metodike për përvetësimin e elementeve teknike; Përgatitja taktike.

Karakteristika psikosociale të edukatës fizike e shëndetësore. Kultura fizike si dukuri shoqërore. Kultura fizike si aktivitet individual; Kultura fizike dhe lëmitë e tjera të aktivitetit njerëzor. Shkathtësitë motorike. Faktorët dhe kushtet psikologjike në zhvillimin e shkathtësive motorike. Metodat e mësimit të shkathtësive. Transferi në mësimin e shkathtësive motorike. Kultura fizike dhe personaliteti-nocioni dhe definimi i personalitetit, struktura e inteligjencës. Disa nga teoritë e personalitetit, temperamenti, karakteri dhe aftësitë. Psikologjia e motivacionit dhe kultura fizike.

Sociologjia dhe shoqëria bashkëkohore. Diferencimi i shkencave shoqërore. Sociologjia e sportit koncepte të përgjithshme. Objekti i studimit. Metodologjia e hulumtimit në sociologjinë e sportit.

Përcaktimi –definimi sociologjik i sportit dhe lojës. Sporti si fenomen profesional politik, ekonomik, kulturor, informativ. Grupet sportive dhe dinamika e grupeve. Tipet e udhëheqjes në sport. Publiku sportiv. Sporti dhe politika. Sporti dhe feja. Sporti dhe media. Dhuna në sport. Sporti dhe koha e lirë.

Veçoritë e lëvizjeve të hendbollit; vend i hendbollit në kuadër të klasifikimit të sporteve; Historiku i hendbollit tek ne, Lëvizjet motorike pa top; Mjetet dhe metodat për ngritjen e aftësive motorike me grupmosha të reja; Lëvizjet motorike me top; Kuptimet themelore teorike e praktike; Taktika e sulmit dhe mbrojtjes; Rregullat e lojës së hendbollit.

Zanafilla e basketbollit dhe zhvillimi; Basketbolli në Kosovë; Basketbolli si mjet i rekreacionit dhe si sport; Rregullat e lojës; Modeli bazik i lojës; Analiza biomekanike dhe metodika e mësimit të elementeve bazike të teknike dhe taktike në sulm dhe mbrojtje.

Historiku i atletikës në botë dhe tek ne; Analiza biomekanike e strukturave lëvizore. Klasifikimi i disiplinave në atletikë. Teknika dhe metodika e disiplinave teknike (kërcimet, hedhjet). Teknika dhe metodika e disiplinave të vrapimeve (vrapimet e shpejtësisë, vrapimet e largësive të mesme, vrapimet e largësive të gjata). Programimi dhe kontrolli i procesit transformues. Zgjedhja e mjeteve dhe ngarkesave në procesin stërvitor. Testimi i aftësive bazike motorike. Metodat e përzgjedhjes së atletëve. Organizimi dhe përgatitja për gara shkollore të niveleve të ndryshme.

Anatomia si shkencë dhe rëndësia e saj për kulturën fizike; Osteologjia-skeleti i trupit. Nyjëtimet e gjymtyrëve të epërme dhe të poshtme. Muskujt, tendinët, ligamentet; Zemra, enët e gjakut dhe sistemi i qarkullimit të gjakut. Sistemi nervor somatik dhe autonom. Organet e shqisave.

Homeostaza. Struktura qelizore dhe reaksionet kimike. Përbërja e trupit të njeriut. Metabolizmi. Transformimet energjetike në organizëm dhe lëndët djegëse. Hormonet dhe aktivitetet fizike. Gjaku dhe aktivitetet fizike. Sistemi kardiovaskular dhe aktivitetet fizike. Zemra e sportistit. Sistemi respirator dhe aktivitetet fizike. Aftësitë maksimale aerobe – Faktorët që ndikojnë në performancat e sportistëve. Faktorët që ngritin përformancat e sportistit. Komponentët e një seance stërvitore. Lëndimet dhe stërvitjet e qëndrueshmërisë. Fiziologjia e stërvitjeve te femrat dhe të fëmijët. Aktivitetet fizike për popullatat e veçanta. Nutricioni. Dopingu.

Karakteristikat e lojës së futsallit; Analiza e strukturës së lëvizjeve në futsall; Ndikimi i trajningut në futsall në zhvillimin e aftësive dhe veçorive të lojtarëve; Metodologjia e të mësuarit të lëvizjeve teknike dhe taktike (lëvizjet bazike të lojtarëve pa top dhe lëvizjet teknike me top; taktika në sulm dhe në mbrojtje; Dallimet nd;rmjet futbollit dhe futsallit.

Historiku, rregullat, teknika dhe analiza strukturore biomekanike, e elementeve themelore, loja me dorë, loja me këmbë, Metodika e të mësuarit të teknikës themelore, Analiza strukturore e veprimeve tipike taktike të lojës.

Vlerësimi i mesatares aritmetikore të popullatës. Analiza univariante e variancës. Korelacioni. Metodat Joparametrike. Elementet e algjebrës metrike. Shpërndarja teorike. Testi K-S i shpërndarjes normale.

Kuptimi dhe ndarja e metodave statistikore. Nocionet themelore statistikore. Veprimet themelore për përgatitjen dhe pasqyrimin e të dhënave. Treguesit deskriptiv statistikorë. Standardizimi i të dhënave (Vlerat – Z).

Të kuptuarit e zhvillimit motorik, modelet e zhvillimit njerëzor, një model teorik i zhvillimit motor, faktorët që ndikojnë në zhvillimin motor, faktorët para lindjes ndikojnë në zhvillimin, para lindjes dhe rritjes  foshnjore, reflekset e fëmijërisë dhe stereotipet ritmike, aftesitë lëvizore rudimentare, perceptimi foshnjor, rritja dhe zhvillimi në fëmijëri, zhvillimi fizik i fëmijëve, perceptimi fëmijëror dhe zhvillimi perceptual-motor, vetë koncepti i zhvillimit në fëmijëri.

Organizimi i sistemit nervor – neuroni, sistemet ndijore – Sistemet vizuale dhe vestibulare, sistemi kinestetic. Ssistemi njënyjësh- muskujt, njësia motore, mekanika e muskujve, sistemi lokomotor, vendndodhja dhe dizajni i muskujve. Lëvizja – reflekset kurrizore, përgjigjet e automatizuara; drejtqëndrimi, baraspesha dhe veprimet vullnetare, lëvizja balistike. Teoritë e kontrollit motorik, Sistemet e hapura dhe të mbyllura të kontrollit; aftësitë motorike dhe modelet e lëvizjes; zhvillimi motoric; ndryshimet në kontrollin motorik – dhimbja, lëndimi, lodhja dhe trajnimi.

Mësimi motorik dhe shkathtësitë motorike. Dallimet individuale dhe aftësitë motorike. Përpunimi i informacionit dhe vendimmarrja. Zgjimi dhe vëmendja – ndikimi në përpunimin e informacionit dhe të performancës. Teoritë e kontrollit motorik. Roli i informacionit ndijor në performancën e shkathtësive motorike. Performanca lëvizore dhe programet motorike. Biomeka dhe të mësuarit motorik. Treguesit empirik të të mësuarit motorik në hapësirën biomekanike. Modelimi ii sistemit shqisor-motorik. Analiza e aftësive sportive nga aspektet e të mësuarit motorik. Ndikimi i burimeve të informacionit mbi performancën e të mësuarit motorik. Fidbeku në procesin e të mësuarit motorik. Udhëzimi për strukturimin motoriK.

Xhudo: veprimet tekniko-taktike në këmbë dhe në dysheme

Mundje: veprimet tekniko-taktike në këmbë dhe në dysheme.

Karate: veprimet tekniko-taktike: Pozitat garuese në vend dhe në lëvizje me duar, bllokimet me këmbë, kthimet majtas-djathtas, bllokimet me duar para, mbi kokë, anash lart dhe poshtë;mbrojtjet nga goditjet me këmbë. Veprimet tekniko-taktike për vetëmbrojtje.

Gjeneza dhe zhvillimi i menaxhmentit, gjeneza historike e menaxhmentit, menaxhimi i sportit, përfitimet nga sporti, zhvillimi i sportit, lidershipi, njerëzit, organizimi i menaxhimit, menaxhmenti në praktikë, marketingu, menaxhimi i ngjarjeve sportive, aftësitë-shkathtësitë personale.

Ushtrimet për nxemje dhe zgjatje; ushtrime për regjionet e caktuara të muskujve të trupit, Metodika e punës për rritjen e forcës së shpejtë dhe qëndrueshmërisë së forcës/repetitive/; Ushtrime të tipit pliometrik, kombinim i forcës eksplosive dhe amortizuese-puna ekscentriko-koncentrike muskulareMetoda e punës cirkuide/me stacione/; Ushtrime për rritjen e masës muskulare/hipertrofia/ dhe forca maksimale.

Kuptimi dhe zhvillimi historik i Akrobatikës. Lëvizjet themelore akrobatike. Kapërcimet. Rrotullimi para, anësor dhe rrotullimi me kthim. Sallto para dhe prapa. Elementet akrobatike në trampolinë. Formimi i figurave të ndryshme në dyshe, treshe, katërshe e më shumë veta. Lidhmëria ose kombinimi i elementeve akrobatike në kompozim. Përdorimi-zbatimi i përmbajtjeve akrobatike në shfaqjet e ndryshme promotive. Përcjellja e elementeve akrobatike me muzikë.

Vendi dhe roli i gjimnastikës sportive në shoqërinë bashkëkohore dhe në sistemin e edukimit fizik; Vështrimi historik, zanafilla e gjimnastikës sportive; Zhvillimi i disiplinave, Zhvillimi i gjimnastikës në Kosovë; Terminologjia e gjimnastikës; Metodika e stërvitjes; Mbrojtja, masat preventive të traumave në gjimnastikë; Garat në gjimnastikë, vlerësimi; Planifikimi dhe metodika e stërvitjes, Seleksionimi dhe zgjedhja e talentëve në gjimnastikë; Bazat biomekanike të ushtrimeve në vegla.

Vallëzimi kuptimi dhe fillet e zhvillimit, Ndarja e vallëzimeve sipas motiveve, Vallja; karakteri i valles lirike shqiptare, Vallet rituale, Forca ndikuese e valles sonë në vendet fqinje, Koreografia e vallëzimit artistik, bashkëkohor, Bazat themelore të teorisë së muzikës, Vallëzimi shoqëror, Llojet e hapave në vallëzim.

Gjaku dhe aktivitetet fizike; Sistemi kardiovaskular dhe aktivitetet fizike. Zemra e sportistit. Sistemi respirator dhe aktivitetet fizike. Aftësitë maksimale aerobe – Faktorët që ndikojnë në përformancat e sportistëve. Faktorët që ngritin përformancat e sportistit. Komponentët e një seance stërvitore. Lëndimet dhe stërvitjet e qëndrueshmërisë. Fiziologjia e stërvitjeve të femrat dhe të fëmijët. Aktivitetet fizike për popullatat e veçanta.

Lëvizjet e ndërlikuara të njeriut, nga drejtqëndrimi nga pozicioni i ulur nga pozicionet e shtrira, nga pozicionet e mbështetjeve. Kinematika e aparatit lokomotor, vlerësimi dhe matja e madhësive kinematike të lëvizjes (metoda kinematografike ), forcat të cilat veprojnë në trup, impulsi i forcës puna dhe energjia, vlerësimi dhe metoda elektromiografike EMG. Lëvizjet drejtvizore, lëvizjet në fluide, aerodinamika aplikative, hidrodinamika aplikative.

Pedagogjia si shkenca mbi edukimin, objekti i studimit, sistemi i disiplinave pedagogjike. Nocionet themelore në pedagogji, Funksionet dhe determinantet historike të edukatës.Nocione themelore mbi sistemin arsimor, Shkolla si institucion i arsimimit dhe edukimit. Hapësirat e edukatës, edukata fizike, Koncepti dhe detyrat e edukatës fizike. Përmbajtja dhe parimet në edukimin fizik, Struktura e procesit mësimor të edukimit fizik. Hulumtimi shkencor në fushën e pedagogjisë sportive.

Didaktika si shkencë, nocionet themelore, mësimi, teknika dhe teknologjia e mësimit, sistemet mësimore, parimet mësimore, metodat mësimore, të mësuarit dhe esenca e sajë, faktorët mësimor, organizimi i mësimit, përsëritja dhe të ushtruarit, teoria e kurikulumit, planifikimi i punës mësimore, kontrollimi evidence dhe vlerësimi, hapësirat (terrenet), mjetet dhe rekuizitat për punë, shoqëritë sportive shkollore.

Lënda, shpërndarja e përmbajtjes dhe definimet nga Teoria e trajningut sportiv; Kërkimet, teoria e praktika e stërvitjes në sport; Burimet zhvillimore në sportin bashkëkohor; Analiza e dimensioneve të sportit (statusi psikosomatik); Procesi i udhëheqjes stërvitore (kuptimet e kibernetikës); Përzgjedhja në sport; ligjshmëritënë sport – parimet biologjike e metodike; Mjetet metodat dhe ngarkesat stërvitore – parametrat vlerësues; Struktura e stërvitjes; Forma sportive.

Analiza e zhvillimit historik të aerobikut, sistematizimi I llojeve të ndryshme të aerobisë, fitt ball, pilates, callanetics. Analiza strukturore dhe biomekanike e lëvizjeve bazike të aerobisë, lidhmëria e aerobisë me muzikën, lidhja e elementeve në koreografi, veprimet metodike të mësuarit dhe të ushtruarit të strukturave lëvizore të aerobisë, aerobia garuese.

Zhvillimi historik i tenisit; Llojet e raketave dhe të sipërfaqeve të fushës; Rregullat e lojës; Ndikimi i tenisit në statusin psikosomatik; Analiza biomekanike e elementeve themelore teknike (drajv, sllajs, volej, smash, shërbimi); Veprimet themelore taktike, loja nga vija bazë, dalja në rrjetë, loja shërbim volej); Veprimet e ndryshme metodike për përvetësimin e elementeve teknike.

Loja dhe historiku i saj; Zhvillimi historik i lojës në botë; Kushtet shoqërore historike dhe ndikimi i lojërave elementare; Edukimi fizik-lojërat në edukimin dhe arsimimin në sisteme të ndryshme shoqërore; Loja nevojë në jetën moderne; Ndikimi i lojërave elementare në organizëm; Udhëzimet metodike për zbatimin e lojërave elementare; Lojërat elementare në sport; Aplikimi praktik i lojërave elementare për mosha të ndryshme.

Karakteristikat themelore të sistemeve manuale dhe kompjuterike për analiza të performances. Avantazhet dhe disavantazhet e sistemeve manuale dhe kompjuterike. Aplikimi i analizave softuerike për vlerësimin e taktikave dhe teknikave, në analizën e lëvizjes, në zhvillimin dhe modelimin e bazave të të dhënave, dhe në edukimin e trajnerëve dhe lojtarëve. Ngjashmëritë dhe dallimet në mes të analizës biomekanike dhe kompjuterike. Seminare: pajisjet Audio-vizuale dhe kompjuterike në analizën manuale dhe kompjuterizuar të performancës. Aplikimi i softverëve të ndryshëm të analizës taktike dhe teknike të performances.

Veçoritë a aktiviteteve fizike për fëmijë. Orientimi i fëmijëve për sport. Karakteristikat bio-psiho-sociale të ligjshmërive të zhvillimit të veçorive të sistemit të kondicionit fizik. Respektimi i moshës kronologjike dhe biologjike në procesin e trajningut sportiv, kopshtet dhe shkollat universale sportive.

Hyrje në aspekte gerontologjike të kieziologjisë. Mosha fiziologjike dhe kronologjike, Vlerësimi i moshës kronologjike të moshës së vjetër. Aftësitë funksionale të moshës së vjetër. Ndikimi dhe mekanizmat e aktivitetit fizik në parandalimin dhe rehabilitimin e sëmundjeve kronike. Planifikimi dhe programimi i programeve specifike të ushtrimeve fizike për persona të moshuar.

Ky kurs është i dizajnuar për të njoh studentët me qasjen e trajnimit të sportistëve. Ky kurs do të promovojë te studentët njohuri në zhvillimin, ndjekjen dhe të mësuarit në lidhje me trajnimin e aftësive të ndryshme motorike të sportistëve.  Studentët do të zhvillojnë një program për stërvitje të fitnesit personal. Studentët do të udhëzohen në parimet themelore të trajnimit të aftësive motorike në terren të hapur dhe në palestër. Temat, të cilat mund të hulumtohen, përfshijnë trajnimi sistematik i forcës, plyometric, shpejtësisë dhe agilitetit, fiziologjinë e ushtrimit dhe metoda të tjera të trajnimit. Studentët do të mësojnë matjet dhe vlerësimet e aftësive për të vlerësuar progresin e sportistëve.

Procesi përgjithshëm i përshtatjes ndaj natyrës biologjike të testimit ushtrimit, adaptimi hormonal në aktivitete fizike, rimëkëmbja pas stërvitjes, natyra specifike e stërvitjes së muskujve, efekti specifik i trajningut në punën aerobe të sistemit kardiovaskular, efekti specifik i trajningut në funksionin e indeve, mekanizmi molekular i efekteve të trajnimit, aspekti fiziologjik për zgjedhjen e problemeve të metodologjisë së trajnimit.

Testet motorike dhe rëndësia e tyre në sport. Llojet e testeve motorike, përshkrimi dhe realizimi praktik i testeve motorike, testet funksionale dhe testet motorike, rëndësia e testeve funksionale në sport, testet për vlerësimin e aftësive aerobe, anaerobe.

Sistematizimi i njohurive për paraqitjen e lëndimeve dhe parandalimin e tyre. Njohuritë themelore për paraqitjen e lëndimeve dhe dëmtimeve te grupet e caktuara të popullsisë dhe faktorëve që çojnë deri te lëndimet. Llojet e lëndimeve sipas vendit të paraqitjes së tyre. Shkaqet e lëndimeve. Zhvilllimi i programeve të ndryshme në pajtim me protokollet standarde të rehabilitimit.

Të fitojnë njohuri dhe shkathtësi për organizimin e orës së të ushtruarit fizik dhe stërvitjes. Organizimin e manifestimeve të mëdha sportive. Të mësuarit e parimeve të caktuara të organizimit të manifestimeve sportive. Të mësuarit e protokolleve të caktuara gjatë organizimit.

Njohuri të përgjithshme: Koncepti komunikimi masiv; Organet e medias tradicionale dhe bashkëkohore. Shtypi të dhëna historike për shtypin shqiptar. Bazat e informimit dhe informacionit publik. Llojet e shkrimeve. Përmbajtja e shkrimit, fakti në shkrim informativ.

Nocioni dhe lënda e kineziterapisë; Parimet në kineziterapi, Mjetet në kineziterapi, Ushtrimet, zgjedhja e tyre; Matja e lëvizshmërisë së nyjeve; Metodat e punës në kineziterapi; Format e punës në kineziterapi; Mjetet dhe rekuizitat për kineziterapi; Drejtqëndrimi i trupit, deformitetet trupore; Aplikimi i kineziterapisë të disa sëmundje të sistemit kardiorespirator; Aplikimi i kineziterapisë në traumatologji.

Historiku i skijimit. Rreziqet në mal në kushtet e dimrit; Lëndimet, shkaqet dhe preventiva; Transportimi i të lënduarit; Shkolla e skijimit;

Analiza biomekanike dhe metodika e mësimit të elementeve bazike të shkollës alpike: Aktiviteti për mënyrën e adaptimit me ski; Lojërat dhe garat me ski; Organizimi i piknikëve dhe kurseve të skijimit /njëditor dhe javor/ për fëmijë dhe nxënës.

Koncepti, përmbajtja dhe sistematizimi i notit sipas disiplinave; Noti si lëndë mësimore dhe studimi. Ndikimi i notit të njeriu nga aspekti biologjik e shëndetsor, edukativo-arsimor dhe rekreativ; Zhvillimi historik i notit, koha e lashtë, koha e mesme, koha e re; Noti si disiplinë sportive në lojëra olimpike; Teknika në krol; Teknika e krolit në shpinë;. Teknika e notit bretkocë; Teknika e notit delfin; Teknika e starteve dhe kthimeve; Regullat e sportit në not; Të shpëtuarit nga mbytja, ndihma e parë.

Rekreacioni si nevojë e njeriut bashkëkohor; definicioni i rekreacionit; qëllimi i rekreacionit sportiv; principet e rekreacionit sportiv; detyrat e rekreacionit sportiv, sistematizimi i programit të rekreacionit sportiv; rekreacioni – mënyra bashkëkohore e jetesës;turizmi, nevoja për punë, analiza e ngarkesave në punë, definimi, funksioni dhe mundësitë e marketingut në, rekreacionin sportiv.

Organizimin e manifestimeve sportive brenda shkollës si dhe ndërmjet shkollave në nivel lokal dhe nacional. Të mësuarit e parimeve të caktuara të organizimit të manifestimeve sportive. Të mësuarit e protokolleve të caktuara gjatë organizimit.

Historiku dhe zhvillimi i badmintonit. Rregullat e lojës. Elementet themelore të teknikës së goditjeve me raketë: Përgatitja fizike në badminton. Taktika në lojën individuale: anticipimi, shfrytëzimi i pozitës qendrore, rëndësia e ndërrimit të ritmit dhe shpejtësisë. Taktika themelore në lojën e çifteve: Taktika themelore të çiftet e përziera: specifikat e lojës në çifte të përziera. Programimi i trajningut në ciklin vjetor.