Studimet themelore – Bachelor

Për t’u pranuar në një program studimi të nivelit të gjashtë – Bachelor, kandidati duhet të ketë përfunduar me sukses provimin e Maturës, ose të zotërojë një diplomë tjetër (të shkollës së mesme) studimi të fituar jashtë shtetit, të vlerësuar nga MASHT si ekuivalente me të, ose të zotërojë një diplomë të lëshuar nga institucionet e Kosovës para aplikimit të provimit të maturës.
Kolegji Universi shpallë kriteret e pranimit, mënyrën e organizimit të provimit pranues. Për programin e infermieri organizohet provimi pranues nga lëndët Biologji dhe Kimi, ndërsa për programin kulturë fizike sport dhe rekreacion ka përfshirje të të gjitha sporteve: (Vrapimi 100m, Testi i agjilitetit T-test, kërcimi në gjatësi, kordinim lëvizor, ngritje në hekur, noti, akrobatikë, futboll, hendboll, volejboll dhe basketboll ) përgjegjësitë dhe kriteret e vlerësimit për studentët e rinjë siç është nota mesatare më e lartë, siç e parasheh U.A. 13/2018 dhe këto janë publike në ueb faqen e Kolegjit. Kandidatët fitues, të shpallur publikisht kanë të drejtë të ndjekin studimet në vitin akademik përkatës, nëse regjistrohen në Kolegjin Universi brenda afateve kohore të përcaktuara dhe të shpallura paraprakisht.

Për t’u regjistruar në nivelin e gjashtë, studenti paraqet dokumentacionin e nevojshëm, i cili përbëhet nga:
• Diploma e përfundimit të shkollës së mesme dhe dëftesa e maturës (origjinale ose kopje e vërtetuar te noteri),
• Certifikatën e lindjes,
• Një fotografi me dimension 4×5,
• Raport mjekësor, si dhe
• Faturën e pagesës së obligimit financiar për regjistrim në Kolegj