Studim

Konkurs për një semestër të plotë në Universitetin
Abant Izzet Baysal, në Turqi

Në kuadër të Erasmus+
për semestrin veror të vitit akademik 2019/20

 Të dashur studentë,

Kolegji Universi në kuadër të Eramus+ është pjesë e projektit KA107, si partner në një projekt i cili u mundëson studentëve të Universiteteve/Kolegjeve partnere të shkëmbejnë studentë dhe staf akademik me njëri-tjetrin.
Në semestrin veror të v.a. 2019/20 kolegji ynë do të dërgojë dy studentë në Universitetin Abant Izzet Baysal, në Turqi.
Njëri student do të përzgjidhet nga Drejtimi i
– Infermierisë së Përgjithshme, programi Bachelor
dhe tjetri do të përzgjidhet nga Drejtimi i
– Kulturës Fizike, Sportit dhe Rekreacionit, programi Bachelor.

Ky projekt, i cili do të implementohet në semestrin veror të v.a. 2019/20 është program i mobilitetit “Të mësosh të shohësh” për studentët tanë të cilët duan që ta bëjnë një semester jashtë vendit. Aplikimet mund të bëhen nga data 01 nëntor 2019 deri më datën 17 nëntor 2019 në ora 16:00.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët nga viti i parë, dytë dhe tretë.
Të drejtë aplikimi kanë studentët e rregullt, të cilët nuk e kanë përmbushur numrin e kredive të nevojshme për diplomim.
Studentët duhet të planifikojnë të grumbullojnë gjithsej 30 ECTS në Universitetin Abant Izzet Baysal në Turqi.

Në mënyrë që të mund të përfitoni nga ky program ju duhet të keni notën mesatare të studimeve mbi 8, dhe të keni njohuri të gjuhës angleze.

Dokumentet e nevojshme të cilat duhet t’I dorëzoni pranë sportelit për studentë janë:

  1. Aplikacioni (mund ta shkarkoni edhe online)
  2. Transkriptin e notave
  3. Një kopje të Letërnjoftimit apo Passaportës tuaj
  4. Një fotografi të Passaportës (jo më të vjetër se 6 muaj)

Mënyra e përzgjedhjes:

Studentët do të përzgjedhen nga Komisioni vlerësues i Kolegjit Universi, i përbërë nga 4 anëtarë:  Pro Rektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Sekretari i Kolegjit si dhe dy Dekanët, i Infermierisë dhe i Sportit.
Përzgjedhja e studentëve do të bëhet në bazë të notës mesatare dhe njohjes së gjuhës angleze.

Studentët e përzgjedhur do të kenë mbështetjen e plotë financiare për periudhën 5 mujore të studimeve në Universitetin Abant Izzet Baysal, në Turqi.