Studentët
Pse Kolegji Universi?

Institucioni më prestigjioz në Kosovë dhe me çmime më të ulëta të studimeve, në lëmin e sportit dhe Infermierisë.
Stafi akademik – i përzgjedhur nga nivelet më të larta të botës akademike mbarëshqiptare, por edhe ndërkombëtare.
Kurrikula – e bazuar në zhvillimet bashkëkohore dhe kërkesat në vend si dhe e aprovuar në universitetet prestigjioze europiane dhe botërore.
Mësim dhe Praktikë – orientim i studentëve drejt praktikës në mënyrë që përveç përvetësimit të njohurive teorike, ata të aftësohen edhe në praktikë.
Mësimdhënie e personalizuar – grupe të vogla studentësh me komunikim individual dhe të drejtpërdrejtë me mësimdhënësit.
Punësimi – Punëdhënësit e ndryshëm i punësojnë të diplomuarit e Kolegjit Universi sepse ata janë bindur tashmë në cilësinë e mësimdhënies dhe të praktikës që ne u ofrojmë studentëve tanë. Punëdhënësit e dinë se të diplomuarit tanë e kanë dijen dhe shkathtësitë që ju duhen që të jenë të sukseshëm në profesionin e tyre.

Kolegji-Universi-jeta-768x432