Shëndeti dhe Sporti (Në proces të akreditimit)

Shëndeti dhe Sporti

Programi i studimit Shëndeti dhe Sporti në niveli master ka qenë i akredituar në periudhën 2013-2016. Në këtë periudhë të akreditimit aplikohet me sistemin 2 vjeçar.
Pas përfundimit të këtij programi të studimit, studentët do të kenë njohuri të mjaftueshme teorike dhe praktike mbi edukatën, historinë, zhvillimin dhe aplikimin e Shkencave shëndetësore në bashkëveprim me sportin. Do të jenë të aftë për përdorimin e mjeteve dhe do të jenë të njohur me format e ushtrimeve të aktiviteteve sportive në kushte të caktuara sociale dhe ekonomike, do të jenë në gjendje të vlerësojnë kontributin dhe rëndësinë e aktiviteteve edukative sportive për shëndetin.
Përgjatë periudhës së studimeve, studentët do të ballafaqohen me metodat më përparimtare të studimit ku interaktiviteti është pjesë themelore e përbërë edhe nga seancat e diskutimeve, punës grupore, seminareve të ndryshëm si dhe leksioneve të jashtme nga ekspertë shëndetësor dhe sportistë të njohur.
Për të fituar titullin Master në programin Shëndeti dhe Sporti studentët duhet të realizojnë një punim/hulumtim shkencor nën mbikëqyrjen e një profesori (mentor) dhe ta rezultojnë publikisht para një paneli të profesorëve nga të cilët do të marrin edhe vlerësimin.