Kolegji Universi ka një laborator për mjekësi sportive dhe fizioterapi ku kryhen testime dhe hulumtime në sport dhe mjekësi sportive dhe laboratorin për infermieri ne te cilen kryhen praktikat laboratorike nga lende te ndryshme.

Kolegji Universi, posedon kushte shumë të mira për realizimin e përmbajtjeve mësimore, kështu që mësimi teorik dhe praktik zhvillohet në objektin e Kolegjit. Mësimi jashtë kampusit bëhet vetëm nga disa lëndë të programit sportiv si dhe pjesa e praktikës klinike në programin e Infermierisë. Kapacitetet ekzistuese infrastrukturore të Kolegjit mundësojnë zhvillimin normal të mësimit për rreth 700 studentë çdo vit akademik. Hapësirat e Kolegjit janë gjithmonë të pastërta, të shëndetshme dhe të sigurta. Kolegji posedon 6 klasa, 4 për ligjërata me nga 50 vende, një me 100 vende dhe një tjetër me 80 vende, një bibliotekë, një kabinet të kompjuterëve, një laborator për mjekësi sportive dhe fizioterapi ku kryhen testime dhe hulumtime në sport dhe mjekësi sportive, laboratorin për infermieri, një kabinet me pajisje për analizën e ndeshjeve sportive përmes kompjuterit. Palestër sportive me hapësirë 1800m2.Në të gjitha klasat ekziston një kompjuter apo laptop dhe Video projektori. Ekziston një person përgjegjës si staf mbështetës i cili ofron në mënyrë të vazhdueshme logjistikë për studentët dhe personelin. Për softuerët më specifike janë mbajtur trajnime përkatëse për stafin e përcaktuar, e të cilët pastaj në kuadër të lëndës jua transmetojnë studentëve.

Hapësira bibliotekare përmban numër të mjaftueshëm të literaturës, si dhe hapësirë të mjaftueshme për lexim të cilën studentët mund ta shfrytëzojnë pa kufizim për përgatitjen e provimit, punëve seminarike etj.
Në raftet e bibliotekës literatura është e sistemuar në bazë të llojit të publikimeve dhe sipas disiplinave përkatëse në gjuhën amtare dhe në gjuhë të huaj. Përveç librave dhe publikimeve të shtypura, studentët kanë qasje edhe në librat elektronike në rrjetin e brendshëm për menaxhim të studentëve si dhe në publikimet elektronike.
Nëpërmjet softuerit të cilën e posedon Kolegjit E-libra mund të kenë qasje elektronike personeli dhe studentët për të shfrytëzuar burimet dhe materialet e referimit.