Kolegji “UNIVERSI”, posedon kushte shumë të mira për realizimin e përmbajtjeve mësimore, kështu që mësimi teorik dhe praktik zhvillohet në objektin e Kolegjit.

Mësimi jashtë objekti bëhet vetëm nga disa lëndë të programit sportiv si: nga lënda e skijimit në Brezovicë, nga noti në pishinën e qytetit aktivitetet në natyrë te liqeni i Batllavës, apo në det, pesëgarëshi atletik në Stadiumin e Mitrovicës.

Kapacitetet ekzistuese infrastrukturore të Kolegjit mundësojnë zhvillimin normal të mësimit për rreth 350 studentë çdo vit akademik.

Kolegji posedon klasë për ligjërata, bibliotekë, kabinet të kompjuterëve, laboratoret për infermieri,  laborator për testime dhe hulumtime dhe për rehabilitim, një kabinet me pajisje për analizën e ndeshjeve sportive përmes kompjuterit etj.

Në të gjitha klasat mund të përdoret teknologjia bashkëkohore.

Duke marrë parasysh specifikat e studimit Kolegji ka në dispozicion:

Palestrën e madhe për sporte kolektive dhe atletikë, 43×23

Palestrën për gjimnastikë, gjimnastikë ritmike dhe vallëzim, për sporte mundëse dhe sporte me raketë, 30×15

Sallën për badminton, 12 tabela për pingpong etj.

Për nevojat e programit Shëndeti, Sporti dhe Rehabilitimi dhe për realizimin e hulumtimeve shkencore nga sporti janë rritur hapësirat e veçanta me laboratore të pajisur me aparaturat më moderne për qëllime diagnostike, për ngritjen e performancës së sportistëve dhe për qëllime rehabilituese.

Qendra informative dhe bibliotekare përmban numër të mjaftueshëm të literaturës, të cilën studentët mund ta shfrytëzojnë për përgatitjen e provimit, punëve seminarike etj..

Biblioteka jonë, këtë vit, në kuadër të aktivitetit të parashikuar për përmirësimin e cilësisë së mësimit (Follow up), momentalisht biblioteka ka rreth 2000 tituj të librave në gjuhën shqipe dhe angleze për sport, mjekësi dhe rehabilitim. Studentët mund të përdorin edhe hapësirë tjetër të dobishme si: byfeja, oborri i Kolegjit etj..