Kush jemi ne

Kolegji Universi synon të jetë një model i përsosmërisë, i njohur kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, për edukim inovativ, programe dinamike të kërkimit dhe qasje kreative në praktikë.

Kolegji Universi është i dedikuar për përgatitjen e studentëve tanë për karrierë në kujdesin shëndetësor të Infermierisë dhe sportet. Ne i kemi 500 studentë dhe ne pëlqen ky numër, sepse ofron fleksibilitet për të personalizuar edukimin e secilit student

Një nga prioritetet e Kolegjit Universi është të nxisë bashkëpunimin ndërkombëtar në arsim dhe hulumtim. Ne dëshirojmë të krijojmë themele mbi të cilin mund të ndërtohet një marrëdhënie afatgjatë produktive dhe pozitive. Ne kemi zhvilluar tashmë aktivitete të shkëmbimit të studiuesve, studentëve dhe personelit Akademik me Universitete dhe Kolegje të ndryshme dhe kami marrë pjesë në organizimin e programeve hulumtuese, Konferenca të përbashkëta dhe shkëmbime të ndryshme akademike.

Programi i Infermierisë

Infermieria merret me mbrojtjen, promovimin dhe optimizimin e shëndetit dhe aftësive, parandalimi i sëmundjeve dhe dëmtimeve, zbutja e vuajtjeve nëpërmjet diagnozës dhe trajtimit njerëzor, si dhe avokimit në kujdesin e individëve, familjeve, komuniteteve dhe popullatave.

Programi ynë i Infermierisë bazohet në Strategjinë Evropiane për Arsimin e Infermiereve dhe Mamive të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Standardeve për pregatitjen e Kurikulave të Shoqatës Amerikane të Kolegjeve të Infermierisë.

Kurrikula e infermierisë është hartuar për infermierinë e bazuar në praktikë, duke përfshirë arsimin dhe trajnimin e bazuar në kompetenca; Mësimdhënie, mësim dhe vlerësim në përputhje me parimet evropiane të arsimit; si dhe Udhëzime për kontrollin e cilësisë dhe vlerësimin arsimor.

Programi i Shkencave Sportive

Kolegji ynë vazhdimisht ka mbështetur idenë se edukimi fizik i jep kontribut të vlefshëm studentëve në të gjitha nivelet e zhvillimit, kryesisht në fushën psikomotore, por edhe në fushat njohëse dhe didaktike.

Programi i Shkencave të Sportit është baza për AEHESIS – Aligning European Higher Education Structure in Sport Science – Përshtatja e Strukturës Evropiane të Arsimit të Lartë në Shkenat Sportive – një rezultat i projektit, i cili fokusohet në Politikën Evropiane të Arsimit dhe zbatimin e Procesit të Bolonjës në Sport.

Misioni dhe Vizioni

Misioni i Universi-t është për të zbulimi, ruajtja, dhe shpërndarja e njohurive, prodhimi i punës krijuese, dhe promovimi i kulturës hulumtuese në të gjithë komunitetin e Kolegjit dhe përtej. Universi githashtu synon që përmes shërbimit publik, të përmirësoj jetën dhe mirëqenien e studentëve tanë, popullatës së Kosovës, dhe të tjerëve në Ballkan.

Universi synon të jetë Kolegj shembullorë në hulumtimet bashkëkohore për shekullin e 21-të, në bazë të statutin tonë të veçantë si një Kolegj jopublik me një mision zyrtar publik.

Kolegji ka qëllime të gjera që janë të përjetshme dhe të qëndrueshme. Në bazë të konsultimeve të gjera me anëtarët e Komunitetit të Kolegjit, ne kemi zhvilluar edhe qëllimet ombrellë, si më poshtë.

  • Regjistrimi, edukimi, dhe diplomimi i studentëve më të merituar, më premtues dhe më të ndryshëm të mundshëm. Të gjithë studentëve (bachelor, master, dhe profesional) t’u sigurohet edukim që është inovatov, i vecantë, i cilësisë më të lartë, dhe që inspiron zell për të mësuar.
  • Arritja dhe ruajtja e rolit udhëheqës në hulumtime shkencore, bursa dhe kreativitet.
  • Përpjekja e vazhdueshme për të regrutuar, zhvilluar dhe ruajtur personelit akademik që janë dijetarë dhe mësues të shquar dhe personel joakademik të shkëlqyer që sigurojnë mbështetje të jashtëzakonshme për personelin akademik dhe studentët.
  • Forcimi i angazhimit publik të Kolegjit në edukim, hulumtim dhe programe klinike, në nivel kombëtarë dhe ndërkombëtar, duke u bazuar të statutin tonë të veçantë si një Kolegj jopublik me një mision zyrtar publik.
  • Të krijojë dhe të mirëmbajë një strukturë dhe procese organizative që promovojnë dhe mbështesin përsosmëri akademike.