Organizohet trajnimi i mësimdhënësve për platformën Gsuite

Në bazë të vendimit të Senatit deri në një vendim tjetër të Qeverisë, në Kolegjin Universi ligjëratat teorike do të organizohen Online.

Kjo do të realizohet përmes Google Meet andaj për të lehtësuar qasjen e profesorëve me këtë platformë me 03/10/2020 nga ora 11:00 në Kolegjin Universi do të organizohet trajnimi i mësimdhënsve për Gsuite nga  IT-ja i Kolegjit z. Fadil Grisholli.

Në kuadër të trajnimit, do të trajtohen këto platforma të Gsuite:

  1. Google Meet
  2. Google Scholar
  3. Google Forms
  4. Gooole Drive

Kolegji Universi, vendi ku studiojnë profesionistët e së ardhmes!

Leave a comment