Organizohen provimet në afatin e qershorit

Pas vendimit të ministrisë që nga 1 qershori të organizohen provimet në Institucione të arsimit të lartë, ju njoftojmë se të gjitha provimet e parapara në orarin e qershorit do të organizohen në Kolegj, po ashtu për studentët që janë jashtë Kosovës e nuk do të mund të udhëtojnë do jua organizojmë provimin online në kohën kur edhe studentët tjerë do të jenë në provim.

Vrejtje: Nga studentët kërkohet që të i mbajnë me vete maskat, dorëzat si dhe të mbajnë distancën fizike siç  rekomandohet nga vendimet e IKSHPK-së.

Ju urojmë sukses të gjithë studentëve

Leave a comment