Misioni, Vizioni dhe Objektivat strategjike

Misioni i Kolegjit Universi është të krijojë dhe të zhvillojë dije të qëndrueshme përmes mësimdhënies e mësimnxënies cilësore, ku kjo pasurohet me implementimin e njohurive teorike në praktike, nxitjes së studentëve në kërkimet shkencore për formimin e profesionistëve të së ardhmes në fushat e shëndetit dhe sportit.

Vizioni i Kolegjit Universi është të jetë institucion model ekselence i arsimit të lartë, lider në zhvillimin e qëndrueshëm të dijes lidhur me shëndetin dhe sportin në Kosovë dhe në rajon.

Ky vizion synon ta transformojë këtë institucion në vatër të kultivimit të vlerave më të mira në funksion të formimit të profesionistëve të së ardhmes

Për të arritur dhe realizuar misionin e tij, Kolegji Universi bënë përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve të punës dhe studimit si për studentët po ashtu dhe për stafin e vet akademik duke zgjeruar kapacitetet infrastrukturore gjithmonë në përputhshmëri me specifikat e programeve që i ofron. Ndihmesë e madhe në këtë drejtim është edhe puna dhe përvoja e stafit menaxherial dhe akademik, të cilët me përvojën e tyre multidisiplinare ofrojnë drejtimet dhe kurrikulat më të përparuara në vendin tonë të cilat reformohen vazhdimisht në përputhje të plotë me kurrikulat e universiteteve më me renome evropiane.

Objektivat Strategjike të Planit Strategjik 2021-2026 janë:

1. Cilësia mësimore;
2. Studenti në qendër;
3. Hulumtimi shkencor;
4. Bashkëpunimi;
5. Kapacitetet infrastrukturore dhe financiare.