Medalisti i artë nga lojërat olimpike në Baku kryen testimet në Kolegj.

Sot në kolegjin Universi, Muhamet Ramadani, medalisti i artë nga lojërat olimpike për të rinjë në Baku i kreu diagnostifikimin e formës sportive. Sipas trajnerit të kampionit, tani e tutje do i kryej testimet diagnostifikuese në kolegjin universi së paku çdo 6 muaj.
Arta Ibrani e cila ka arrit marrëveshje bashkëpunimi me atletin ne aspektin e përgatitjeve kondicionale & mentale thekson se ka zgjedhur Kolegjin Universi për të kryer diagnostifikimet sportive, pasi për të vazhduar me përformancë të mirë sportive, sportisti në vazhdimësi duhet të dijë formën e tij sportive, andaj vlerësimi i saktë, që bëhet me pajisjet që gjinden në Kolegjin Universi, e lehtësojnë punën që na pret për të ngritur përformancë e Muhameti.
Sekretari Fadil Luta tha se Kolegjit Universi do të përkrah Muhametin duke i ofruar falas shërbimet diagnostifikuese që kryhen në Kolegjin tonë nga ekspertët Jeton Havolli dhe Fitim Arifi.
Kampionit i urojmë edhe shumë suksese në të ardhmen e tij.

 

 

 

 

Leave a comment