Rregulloret

Statuti i Kolegjit Universi 

Në bazë të dispozitave të Ligjit për Arsimin e Lartë të Republikës së Kosovës Nr. 04/L-037, Kolegji Universi miratoi këtë statut.

Statuti i Unionit Studentor

Unioni Studentor është një organizatë studentore e themeluar nga studentët e Kolegjit Universi. Qëllimi i Unionit është mirë organizimi i jetës studentore.

Kolegji Universi Kodi i Etikës

Kodi i Etikës i Kolegjit Universi (Universi) është hartuar në bazë të ligjit nr.04/L-037, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, të Statutit dhe Rregulloreve të Kolegjit Universi në fuqi që kanë të bëjnë me fushën e veprimit të Kolegjit Universi.

Doracak për student – 19/20

Të nderuar ju uroj mirëseardhje në Kolegjin Universi! Ne jemi të kënaqur që ju jeni të interesuar të studioni në Kolegjin Universi, programet, shërbimet dhe njerëzit që përbëjnë këtë kolegj të shkëlqyer.

Rregullore e Punës

Me qëllim të zbatimit të dispozitave të alinesë 1 të nenit 95 të Ligjit të Punës nr. 03/L-212, dhe në bazë të Statutit të Kolegjit Universi, neni 13, Pika 2, Bordi i Kolegjit nxjerr këtë Rregullore me të cilën përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e punëmarrësve të Kolegjit Universi Sh.p.k. Prishtinë, në punë dhe gjatë procesit të punës si dhe përgjegjësinë e tyre për shkeljen e detyrave të punës dhe për dëmin eventual të shkaktuar ndaj Kolegjit.

Rregullore për Procesin Mësimor

Rregullorja për procesin mësimor e Kolegjit Universi (në vijim KU) është hartuar në bazë të ligjit Nr. 04/L-037, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës”, ligjit Nr. 03/L-060, “Për Kualifikimet Kombëtare”, të Statutit të KU, si dhe të Rregulloreve në fuqi që kanë të bëjnë me fushën e veprimit të KU.

Rregullore e provimeve

Dhënia e ndonjë diplome, titulli apo kualifikimi universitar bazohet në punën e Studentit për atë testim apo testime tjera të mësim-nxënies të cilat janë miratuar nga Këshilli Shkencor për programin e studimit përkatës.

Rregullore për bashkëpunim

Rregullorja për Bashkëpunimet e Kolegjit Universi është hartuar në bazë të ligjit Nr. 04/L-037, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës”, të Statutit të KU, si dhe të Rregulloreve në fuqi që kanë të bëjnë me fushën e veprimit të KU.

Rregullore Për Personelin Akademik

Në bazë të Statutit të Kolegjit Universi, neni 13, Pika 2, Bordi i Kolegjit nxjerr këtë Rregullore me të cilën përcaktohen kriteret, kushtet, të drejtat, obligimet dhe ndershmëria akademike e personelit akademik, vlerësimi i studentëve, vlerësimi i kuadrove mësimore-shkencore si dhe llojet e vlerësimit në Kolegjin Universi.

Rregullore për sigurimin dhe menaxhimin e cilësisë

Rregullorja për sigurimin dhe menaxhimin e cilësisë së Kolegjit Universi është hartuar duke u bazuar në ligjin Nr. 04/L-037, për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës dhe Statutin e Kolegjit Universi

Rregullore për titujt akademik dhe thirrjet

Rregullorja për titujt akademik dhe thirrjet e Kolegjit Universi është hartuar në bazë të ligjit Nr. 04/L-037, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës”, ligjit Nr. 03/L-060, “Për Kualifikimet Kombëtare”, të Statutit të KU, si dhe të Rregulloreve në fuqi që kanë të bëjnë me fushën e veprimit të KU

Rregullore e transferimeve

Rregullorja për transferimet e Kolegjit Universi (në vijim KU) është hartuar në bazë të ligjit Nr. 04/L-037, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës”, ligjit Nr. 03/L-060, “Për Kualifikimet Kombëtare”, të Statutit të KU, si dhe të Rregulloreve në fuqi që kanë të bëjnë me fushën e veprimit të KU.