Kolegjit Universi i shtohet edhe një doktor shkence – Sami Sermaxhaj

Mësimdhënësi i Kolegjit Universi për lëndën e Futbollit, Sami Sermaxhaj dje mbrojti me sukses tezën e doktoratës “Ndikimi i ushtrimit fizik në programin e fleksibilitetit në statusin antropologjik të futbollistëve të rinj” në Fakultetin e Sportit dhe Edukimit Fizik të Universitetit të Malit të Zi.

Komisioni para të cilit kandidati mbrojti tezën e tij ishte i përbërë nga profesorët e këtij fakulteti të Universitetit të Malit të Zi, prof. Prof.Duçko Bjelice, Ph.D. Stevo Popović, Ph.D. Prof. Kemal Idrizović, Ph.D. Prof. Miroslav Kezunović, Ph.D. Dr. Zoran Milosevic nga Universiteti i Novi Sad.

Sami Sermaxhaj (1971) ka të përfunduar fakultetin dhe magjistraturën në Fakultetin e Edukimit Fizik në Universitetin e Prishtinës dhe, paralelisht, ka mbajtur trajnime si trajner. Ai ka marrë licencë B dhe A UEFA në Maqedoni, dhe një specializim për trajnerët e futbollit në Universitetin Leipzig – Gjermani dhe një licencë të UEFA PRO në Shqipëri.

Sot ai është i angazhuar në lëndën e Futbollit, në Fakultetin e Edukimit Fizik, Sportit dhe Rekreacionit në Kolegjin Universi në Prishtinë.

Ai e filloi përvojën e tij sportive në 1993 në ekipin e parë të FK Prishtina dhe më vonë luajti për FC SV Heida në Gjermani. Që nga viti 2000 ai ka punuar si trajner i të rinjve për FC Prishtinë, si asistent dhe kryesues i ekipit të parë të klubit. Nga 2012/15 ishte trajneri i ekipit U-15 të Kosovës

Sermaxhaj ka qenë krye-trajner në shumë klube të Kosovës (te ligat e para dhe super ligat), përfshirë Ramiz Sadiku, Fushe Kosova, Kek-un, Prishtinë, Ballkani, dhe ishte drejtori i kategorive të rinjve të FC Prishtina.

Profa Sami me modestinë e tij sot posti në Fb e tij:

Miq të nderuar!

Dje 20 shtator 2019, kam mbrojtur Tezën e Doktoratës në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit, në Universitetin Shtetëror të Malit të Zi. Falenderoj familjen, profesorët, kolegët, trajnerët, futbollistët dhe gjithë të tjerët për përkrahjen!

Në mbrojtjen e Doktoratës prezent përveç familjes së tij ishin edhe udhëheqësi e Kolegjit Universi.

Suksese të mëtutjeshme prof..

Kolegji Universi vendi ku studiojnë profesionistët e së ardhmes.

Leave a comment