Kolegjit Universi edhe me një doktor shkence – Bujar Begu

Mësimdhënësi Kolegjit Universi për lëndën e Basketbollit, Bujar Begu mbrojti me sukses tezën e doktoratës “Krahasimet e basketbollistëve junior të super ligës dhe ligës unike të Kosovës në parametrat antropometrike dhe në aftësitë motorike e funksionale” në Fakultetin e kulturës Fizik të Universitetit të Tetovës

Komisioni para të cilit kandidati mbrojti tezën e tij ishte i përbërë nga profesorët: Prof.Dr. Haki Ismaili kryetar, anëtarët: Prof.Dr. Hyjnor Kica, Prof.Dr. Shpresa Memishi, Prof.Dr. Fadil Nika, Prof.Dr. Fadil Rexhepi dhe mentori Prof.Dr. Metin Dalip.

Bujar Begu ka të përfunduar studimet Bachelor dhe Master në programin e Kulturës fizike sportit dhe rekreacionit në Kolegjin Universi.
Sot ai është i angazhuar në lëndën e Basketbollit, në programin e Kulturës fizike sportit dhe rekreacionit në Kolegjin Universi në Prishtinë.
Bujar Begu është edhe një model i motos “Kolegji Universi vendi ku studiojnë profesionistët e së ardhmes”.

Leave a comment