Kolegji ynë bashkëorganizues i Konferencës vjetore në Dubrovnik

Kolegji Universi në partneritet me Fakultetin e Kulturës Fizike, Sportit dhe Rekreacionit të Universitetit e Malit të Zi (UCG) do të bashkëorganizojë Konferencën e 17 Shkencore të Akademisë së Sporteve të Malit të Zi. Kjo konferencë do të mbahet në Dubrovnik të Kroacisë në datat 2 – 5 Prill 2020 dhe do të trajtojë temën: “Sporti, Aktivitetet Fizike dhe Shëndeti: Përspektiva Bashkëkohore”.
Kjo konferencë do të ketë në fokus të saj temat që lidhen me shkencat sportive, mjekësore dhe humane dhe të arteve ku do të ketë fjalime, prezentime të punimeve shkencore, trajnime.
Kjo konferencë është një hap në vazhdën e sukseseve drejt ngritjes së nivelit akademik dhe profesional të Stafit tonë dhe studentëve tanë. Ndikim të drejtpërdrejtë do të ketë në përmirësimin dhe ngritjen e cilësisë në fushën e hulumtimit.

Leave a comment