Kolegji Universi shënon Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Çdo vit, me 12 maj, shënohet dita ndërkombëtare e Infermierisë. Kjo ditë shënohet për të njohur kontributet që infermieret bëjnë për shoqërinë.

Në janar të vitit 1974, 12 maji u zgjodh për të shënuar ditën e Infermierisë, që korrespondon me përvjetorin e lindjes së Florence Nightingale, e cila konsiderohet gjerësisht si themeluese e infermierisë moderne.

Edhe këtë vit, Kolegji Universi, me 11 maj do të shënoj këtë ditë duke organizuar aktivitetin e matjes së shenjave vitale të popullatës së Kryeqytetit dhe ne komunen e Podujevës

Nën mbikëqyrjen e Ligjërueseve të Kolegjit Universi, që janë edhe Infermiereve të licencuara, studentët do të masin tensionin e gjakut, pulsin, peshën, gjatësinë, si dhe do të kalkulojnë Indeksin e Masës Trupore për secilin person – të gjitha këto pa pagesë.

Aktiviteti që ka filluar në ora 9:00, vazhdon deri në ora 15:00, tek kryqëzimi i Bulevardit “Nënë Tereza” dhe rrugës “Qamil Hoxha”, ngjit me Ministrinë e Rinisë, Kulturës dhe Sportit, dhe ne qytetin e Podujevës.

Leave a comment