Kolegji Universi nënshkroj marrveshje bashkpunimi me universitetin e Malit të Zi

Sot, më datë 20/09/2019 në Nikshiq, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimet në mes të Dekanit të Fakultetit të Sportit dhe Edukimit Fizik të Universitetit të Malit të Zi (UCG) Prof. Dr. Stevo Popovic dhe Dekanit të Fakultetit të Kulturës Fizike, Sportit dhe Rekreacionit të Kolegjit Universi Dr.sc. Fitim Arifi.

Kolegji Universi i themeluar në vitin 2005, vazhdon të lidhë marrëveshje të ndryshme bashkëpunimi me institucionet e huaja të arsimit të lartë në fushën e shkencave sportive dhe infermierisë, e këto marrëveshje vazhdojnë të rrisin njohjen ndërkombëtare të fakultetit.

Arifi theksoj se kjo marrëveshje do të shërbejë për shkëmbimin e përvojave akademike dhe kulturore të studentëve dhe profesorëve, e ai është veçanërisht i kënaqur që projekti i parë i përbashkët do të jetë bashkë-organizimi i një konference shkencore vjetore që do të organizohet së bashku në Dubrovnik në muajin Prill.

Nga ana tjetër, Popoviç, theksoi se bashkëpunimi i vendosur me një institucion tjetër të arsimit të lartë në rajon do të ketë rëndësi të shumëfishtë për të dy fakultetet, veçanërisht kur bëhet fjalë për shkëmbimin e studentëve, mësimdhënësve, bashkëpunëtorëve dhe studiuesve, si dhe kryerjen e projekteve të përbashkëta kërkimore.

Ky memorandum bashkëpunimi do te jete për:
• Shkëmbimin e studenteve;
• Shkëmbimin e stafit akademik;
• Bashkëpunim në kërkime shkencore;
• Mbështetje në aktivitetet kulturore dhe sportive të studentëve.

Kolegji ynë, kohëve të fundit ka nënshkruar një sërë marrëveshjesh të tilla ndërkombëtare të cilat do t’i hapin dyert për studentet tanë!
Kolegji Universi, vendi ku studiojnë profesionistët e së ardhmes.

 

https://www.ucg.ac.me/objava.php?blog_id=1259&objava_id=52680&fbclid=IwAR0nQCZ1On5G39IShGy6i60YzMpUC-UhP7tSZZZm3TTfePUA19XQqmMeyag

Leave a comment