KF “Flamurtari” fillon diagnostifikim e lojtarëve në Kolegjin “Universi”

Klubi i futbollit “Flamurtari” me sot ka filluar kryerjen e testimeve diagnostifikuese në Kolegjin Universi për të njohur gjendjes e përformancës së futbollistëve aktual e po ashtu edhe të përforcimeve të reja me matje në Kolegjin “Universi”.

Rëndësia e diagnostifikimit të performancës së futbollistëve nëpërmjet testeve mjekësore, funksionale dhe motorike janë parakusht themelor për të konstatuar gjendjen aktuale të sportistit, sepse në bazë të rezultateve  që fitohen  mund të vërtetojnë karakteristikat individuale të futbollistëve – sportistëve, balancimin dhe optimizimin e procesit stërvitor apo të rikuperimit eventual.

KF Flamurtari është klubi i parë (bajraktar) kosovarë që do të kryej diagnostifikimin e lojtarëve në kolegjin Universi, deri më tani këto matje në mënyrë ekipore i kryejnë dy here në vit KF Shkëndija e Tetovës.

KF Flamurtari duke e ditur që vlerësimi adekuat i secilit sportist është kriter i domosdoshëm i punës profesionale në ekip, diagnostikimi gjendjes së sportistit dhe  performancës së tij është garancë për një punë profesionale dhe aty është çelësi i suksesit, ka vendosur që nga sivjet të filloj kryerjen e këtyre testimeve në Kolegjin Universi.

Trajneri Artim Shaqiri dhe trajneri kondicional Lekë Termkolli me rezultatet e dala nga diagnostifikimet e lojtarëve do të kompletojnë programin adekuat stërvitor për lojtarë në mënyrë individuale  dhe kolektive.

Aparatura moderne  në laboratorin e Kolegjit “Universi”  në Bardhosh, Prishtinë dhe stafi profesional i tij mund të  diagnostifikojë  nivelin e gjendjes  shëndetësore, nivelin e aftësive motorike, aftësive funksionale, si dhe të zbulohen shumë defekte profesionale, duke mundësuar  intervenimin me kohë për përmirësimin e performancës dhe arritjen e një performance kulminante për gara. Diagnostifikimet do të kryhen nga stafi profesional i Kolegji Universi: Mr.sc. Jeton Havolli PhD Can, Dr.sc. Fitim Arifi dhe Dr. Ibadete Bytyqi PhD Can.

KF Flamurtarit ju urojmë suksese në sezonin 19/20.

 

Kolegji Universi – Vendi ku studiojnë profesionistët e së ardhmes

 

Leave a comment