Historiku

Kolegji “Universi” si institucion privat i arsimit të lartë është themeluar më 18 shkurt 2005 në atë kohë mbante emrin Kolegji Universitar për Edukim Sportiv “Eurosporti”.

Në periudhën e parë trevjeçare të funksionimit të tij programi i vetëm i studimit ka qenë programi për edukim sportiv. Në vitin 2008 me kërkesë të MASHT-it kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin “Iliria”. Pas një bashkëpunimi dy vjeçar (2008-2010) me Kolegjin “Iliria”, menaxhmenti i Kolegjit tonë në mbledhjen e bordit të tij të datës 15.10.2010 vendos që Kolegji “Eurosporti” të transformohet në një institucion të arsimit të lartë me emrin “Universi” me qëllim  të mund të përfshijmë edhe programe të reja studimore përveç edukimit sportiv. Kolegji “Universi” ka vetëm një kampus i cili gjendet në kilometrin e tretë të Magjistrales Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Bardhosh, Prishtinë.

Emri i institucionit është përcaktuar me Statutin e Kolegjit dhe në gjuhën shqipe është Kolegji Universi ndërsa në gjuhën angleze është Universi College.

Kolegji Universi u themelua si një nevojë e kohës në kohën e periudhës tranzicionale nëpër të cilën po kalonte vendi ynë, jo vetëm politikisht, por edhe në sferat e tjera: administrative, edukativo-arsimore e sociale. Sado që me kapacitete të kufizuara Kolegji ynë dha një kontribut të theksuar si nismëtar në hapjen e institucioneve private të arsimit të lartë, kështu për të plotësuar kërkesat e Arsimit të Lartë dhe të tregut të punës, kërkesat këto të shtuara të rinisë së popullit të Kosovës dhe të rajonit për të studiuar në këtë drejtim, në një kohë kur Universiteti i vetëm publik nuk arrinte të absorbonte të gjitha kërkesat në këto drejtime.