Fillimi i vitit të ri akademik 2020-21

Të nderuar student, staf akademik e administrativë

Ju informojmë se bazuar në vendimin e senatit, viti i ri akademik 2020-21 do të filloj nga 5 tetori 2020. Ligjëratat do të organizohen për vitet e 2-ta dhe të 3-ta, për të dy programet. Orarin e ligjëratave do e gjeni në Google Drive (https://drive.google.com/drive/u/2/folders/0ABTN6OiBE4oXUk9PVA)

 Sipas orarit të paraparë ligjëratat do të fillojnë:

  • 8 tetor për programin: Infermieri e përgjithshme – viti i 2 dhe 3
  • 13 tetor për programin : Kulturë fizike, sport dhe rekreacion – viti i 2 dhe 3

Të gjitha ligjëratat teorike, deri në vendim tjetër të qeverisë, do të mbahen online përmes platformës GOOGLE MEET duke shfrytëzuar emailat me domain të kolegjit, ndërsa ligjëratat pjesa praktike dhe laboratorike do të mbahet në kolegj duke respektuar rregullin e maksimum 20 studentëve në klasë.

Vërejtje: studentët që nuk e kanë bërë ende aktive emailin e tyre me domain të kolegjit, ose nëse kanë ndonjë problem, duhet të kontaktojnë me zyrtarin e IT-së Fadil Grisholli në e-mail: [email protected]

Studentët që kanë simptoma të virusit obligohen që të mos vinë në kolegj, në raste do të bëhet matja e temperaturës së studentëve me termometër, nëse ndokush ka temperaturën => 37.5 do të largohet nga Kampusi i Kolegjit.

Si pjesë e procesit të fillimit të vitit të ri akademik janë  përgatitur të gjitha oraret e ligjëratave dhe ushtrimeve. Krahas rritjes së cilësisë në Kolegj, gjithashtu janë bërë investime në përmirësimin e infrastrukturës së Kolegjit si:laboratori i ri i emergjencës, rregullimi i sallave të mësimit dhe dezinfektimi i tyre, mirëmbajtja e  hapësirave të bibliotekës dhe rregullimi i hapësirave brenda dhe jashtë Kolegjit.

Ju dëshirojmë një fillim të mbarë të vitit akademik për të gjithë studentët dhe stafin e Kolegjit!

Leave a comment