Bachelor dhe Studimet postdiplomike – Master

Studimet posdiplomike MASTER kanë të drejtë t’i regjistrojnë: Studentët të cilët kanë kryer ciklin e parë të studimeve themelore (bachelor) dhe që kanë fituar së paku 180 apo 240 kredi (ECTS). Studentët të cilët gjatë ciklit të parë të studimeve kanë arritur notën mesatare 7.5 do të pranohen drejtpërdrejtë në studime master. Studentët me notën mesatare nën 7.5 do t’i nënshtrohen provimit kualifikues në bazë të testit të cilin e përgatit komisioni për pranimin e studentëve në studime posdiplomike – Master.