Alumni

Kolegji Universi përmes shoqatës së të diplomuarve (Alumni), synon që studentët e diplomuar të jenë në rrjedha të informatave të ndryshe relevante për ta, ku përfshihen edhe mundësitë e ndryshme të punësimit, organizimet e ndryshme ku bëhet lidhja e ish studentëve të Kolegjit Universi, etj.

SHOQATA ALUMNI E KOLEGJIT UNIVERSI (KU) ka nё fokus mbarëvajtjen profesionale tё individëve qё kanё kryer studimet nё KU dhe ndërlidhjen e tyre, pastaj transmetimin e ideve, nismave, risive, bashkëpunimeve midis njëri- tjetrit të cilat janë më se të nevojshme pas procesit të diplomimit dhe sidomos gjatë përballjes me tregun e punës.

Anëtarët e Shoqatë KU do të japin informacione, këshilla karriere dhe mbështetje në formimin profesional të të diplomuarve të tjerë dhe të studentëve aktual. Shoqata Alumni e KU grumbullon të gjithë të diplomuarit tanë nga të gjitha nivelet dhe programet e ofruara në Kolegjin Universi. Krejt kjo me synim që të bëhet lidhja e të gjitha gjeneratave të diplomuara në KU, për të mbajtur bashkëpunim të vazhdueshëm dhe krijimin e lidhjeve në mes të diplomuarve, mësimdhënësve dhe punëdhënësve potencial.

Përmes Shoqatës Alumni do të arrihet

• Lidhja e ish studentëve të KU përmes organizimeve të ndryshme
• Krijimi i bazës së të dhënave të të diplomuarve për të bërë të mundur depërtimin e tyre në tregun e punës
• Lidhja e ish studentëve me studentët aktual si dhe me kuadrot e Kolegjit
• Organizimi i aktiviteteve të ndryshme për avancimin e studentëve Alumni
• Përforcimi i reputacionit të Kolegjit përmes performancës dhe reputacionit të studentëve Alumni
• Bashkëpunimi i Kolegjit me kompani dhe institucione në të cilat janë të angazhuar ish studentët e Kolegjit Universi.
• Pjesëmarrja në projektet të ndryshme shkencore.

PSE JU DUHET TË JENI PJESË E SHOQATËS ALUMNI?

Duke qenë pjesë e shoqatës ju do të informoheni për risitë në botën akademike, do të informoheni për mundësitë e punësimit, do të zgjeroni bashkëpunimet me personat që kanë kryer studimet e janë të punësuar si në vend ashtu edhe në diasporë. Do të mund të merrni informata lidhur me sfidat që të tjerët kanë hasur gjatë punësimit, etj.
Andaj duke qenë pjesë e rrjetit Alumni:

• Ke mundësinë e paraqitjes së punës tënde para të diplomuarve tjerë dhe studentëve KU.
• Mund të shkëmbesh informata rreth mundësive për zhvillim të karrierës.
• Bëhesh pjesë aktive e jetës sociale, edukative dhe kulturore.
• Bëhesh pjesë e projekteve të Kolegjit Universi.

Për tu bërë anëtar i shoqatës Alumni të Kolegjit Universi ju duhet të keni kryer studimet në njërin nga programet e ofruara.

SI TË ANËTARËSOHENI

Nëse keni kryer studimet në Kolegjin Universi dhe dëshironi të jeni të përditësuar me informata të ndryshme lidhur me studentët Alumni, Abonohuni këtu

ANKETA

Për të u futur në data bazën e shoqatës, ju lutem e plotësoni anketën këtu

Ju jeni pasqyra e Kolegjit Universi, jeni imazhi ynë e po ashtu e kaluara dhe e ardhmja jonë.

Kolegji Universi – Vendi ku studiojnë profesionistët e së ardhmes

Kolegji Universi & Shoqata Alumni

Alumni i Kolegjit Universi është organizatë në të cilën të mblidhen të gjithë të diplomuarit në këtë kolegj. Qëllimi i këtij organizimi është mbajtja e kontakteve te lidhura gjatë studimeve në mes studentëve, si dhe mes studentëve dhe profesorëve.

Shoqata Alumni është një adresë e saktë për çdo njeri, që mendon se mund të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të Kolegjit UNIVERSI. Prandaj, çdo njeri i tille, është i mirëseardhur për ta dhënë këtë kontribut.
E-Mail:
[email protected]

BPrAL Universi hapësirë të veçante i ka kushtuar dhe vazhdon t’i kushtoj studentëve të diplomuar (alumni). Zyra për studentë si dhe zyra për orientim profesional mban kontakte të vazhdueshme me këta student. Ky bashkëpunim ka paraqitur një avantazh tek Kolegji duke ofruar informacione të azhuruara për sa i përket kërkesave të tregut dhe shfrytëzimit më të mirë të burimeve të Kolegjit.

Alumni i Kolegjit Universi është organizatë në të cilën të mblidhen të gjithë të diplomuarit në këtë kolegj. Qëllimi i këtij organizimi është mbajtja e kontakteve te lidhura gjatë studimeve në mes studentëve, si dhe mes studentëve dhe profesorëve.

Alumni i Kolegjit Universi organizon evente të ndryshme kulturore, arismore, kërkimore dhe sportive.

 

Kuadri nga Kolegjit Universi, Egzon Shala kualifikohet në LO ”Tokio 2020”

Federata e mundjes së Kosovës ka njoftuar se ka marrë konfirmimin nga Federata Botërore e Mundjes. Egzon Shala garon në kategorinë deri 125 kilogramë në stil të lirë.

“Po ndihem shumë mirë, por më mirë do të ndihesha sikur të fitoja normën gjatë garave. Isha pranë hyrjes në zonën e medaljeve. Është një ndjenjë shumë e mirë. Më është realizuar ëndrra”, ka thënë Shala për faqen zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës. “Askush nuk e ka pritur që Kosova do të fitojë normë olimpike në kategorinë më të fortë të mundjes, pasi kjo është pesha më e rëndë në mundje dhe shumë shtete të forta mbesin pa normë. Në Tokio nuk do të shkojë vetëm për pjesëmarrje, do të udhëtojë për të fituar medalje”.

www.kolegjiuniversi-edu.net
Tokyo Olympics 2020


 

Sukseset e studenteve tane s’kane te ndalur gjithandej.
Proud with you

Kolegji Universi

Vendi ku studiojnë profesionistët e së ardhmes