Administrata

64393919_2846839772054710_3157615623366770688_o
Fadil Luta
Sekretar i Përgjithshëm

Sekretar i përgjithshëm

Fadil Luta (1974) ka përfunduar studimet themelore në Fakultetin Juridik si dhe Studimet Master në Programin e Kulturës Fizike sportit dhe Rekreacionit.

Luta është i punësuar si Sekretar i Përgjithshëm në Kolegjin Universi që nga viti 2006.

Luta është rizgjedhur si Sekretari i Federatës së Pingpongut të Kosovës për mandatin e tij të dytë pas përfundimit me sukses të mandatit të mëparshëm të vitit 2014-2018. Për punën e tij të palodhshme është përzgjedhur punëtor sportiv i vitit në 5 nga 6 vitet e punës së tij si sekretar i përgjithshëm i federatës së pingpongut.

Ka të kryer Nivelin e I për trajner ndërkombëtar të pingpongut, si dhe ka dal i dyti nga 4 persona që e kanë kryer Nivelin e II për trajner ndërkombëtar të pingpongut, me të drejtë aplikimi për Nivelin e III.

Luta ka përfunduar kursin për administrator të pingpongut të organizuar online nga ITTF i pari nga Kosova dhe i pesti në Botë. Ai po ashtu ka të kryer edhe kursin për administrator të organizuar nga KOK-u.

Ai flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe serbo-kroate. Është i martuar dhe baba i katër fëmijëve.

Fadil luta

[email protected]

Cel: +383 (0) 44 17 05 86

Njomza
Njomza Sadriu
Zyrtare e zyrës së cilësisë

Punët dhe përgjegjësitë administrative të zyrtarit për sigurimin e cilësisë

  1. Zyrtari për Sigurimin e Cilësisë është përgjegjëse për dokumentet zyrtare dhe Rregulloret e kolegjit në lidhje me cilësinë;
  2. Merret se bashku me përgjegjësit e programeve me hartimin e orarit të mësimit, të orarit të provimeve dhe të orarit të festave;
  3. Monitoron dhe regjistron mbarëvajtjen e mësimit, të orëve të mbajtura dhe të atyre të pa mbajtura;
  4. Monitoron organizimin dhe mbarëvajtjen e provimeve;
  5. Kujdeset për kodin e mirësjelljes;
  6. Kujdeset për implementimin e programeve mësimore;
  7. Përgjegjës për mbledhjen e Syllabusave-planeve të punës nga mësimdhënësit;
  8. Krijon Raporte në lidhje me rregullsinë dhe mbarëvajtjen e mësimit sipas Syllabuseve të dërguar;
  9. Bënë anketime anonime me student dhe me mësimdhënës;
  10. Krijon Raporte të analizës së suksesit nga secili afat i provimeve;
  11. Monitoron mirëmbajtjen e zyrave dhe kabineteve të mësimdhënësve;
  12. Zyra për Sigurimin e Cilësisë njofton të punësuarit për procesin e kontrollit të vazhdueshëm të cilësisë;
  13. Kujdeset që dosjet personale të të punësuarve të jenë të kompletuara sipas kërkesave për vendin e punës të cilin e mbulojnë;
  14. E përcjellë punën e të gjithë stafit administrativ dhe raporton për punën e tyre te Sekretari;
  15. Përgjegjës për përgatitjen e të gjitha raporteve në lidhje me personelin.

Zyrtare e zyrës së cilësisë

Njomza Sadriu

[email protected]

14317515_1213939038626570_338868641751989861_n
Afërdita Pllana
Zyrtare për financa

Punët dhe përgjegjësitë administrative të zyrtarit për financa

 

Zyrtare për financa

Afërdita Pllana

[email protected]

17015778_1337682019630972_1514299731474292098_o
Fatlum Grisholli

Punët dhe përgjegjësitë administrative të zyrtarit për karrierë

 

 

 Zyrtar për karrierë

[email protected]

Tel: +381 (0)38 54 54 00

Cel: +383(0)49 22 04 77

14124318_969584079814843_2598681752099288757_o
Suzana Rrapi
Zyrtare për të diplomuarit

Punët dhe përgjegjësitë administrative të zyrtarit për të diplomuarit

 

Zyrtare për të diplomuarit,

Suzana Rrapi

[email protected]

Tel: +381 (0) 38 54 54 00

39959112_1674748505986473_2207838285085016064_n
Suzana Rrapi & Fatlum Grisholli
Zyrtar për çështje studentore

Zyra për çështje studentore

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Mbarëvajtja e Shërbimit për Studentë;
  • Pritja dhe orientimi i palëve, lajmërimin në telefon, kontrollimi, kanalizimi dhe komunikimi me e-mailin zyrtar të Kolegjit [email protected];
  • Shpërndarja e materialeve të ligjëratave në bashkëpunim me Udhëheqësit e Departameneteve;
  • Kontakt person me Profesorët me fillimin e semestrit si dhe ofron asistencë për secilin profesor me fillimin e semestrit (syllabusat, rregullat e procedurave të Kolegjit, etj.);
  • Të organizojë, menaxhojë dhe të mbajë korrespondencën me studentët dhe Profesorët në lidhje me provimet, orarin e mësimeve dhe lajmërimeve tjera;
  • Mbarëvajtja e ligjëratave – komunikimi me profesor në rast të mungesave eventuale si dhe përgjegjësve për zëvendësimin e orëve në rast të mungesave të profesorëve;
  • Mbajtja e evidencës së ligjëratave, ushtrimeve, konsultimeve (printimi i listave – klasifikimi dhe arkivimi i tyre);
  • Kontakt person me profesor për procesin e vazhdueshëm akademik;
  • Të sigurojë mbështetjen logjistike në lidhje me organizimet e ndryshme;
  • Asistim në procesin e regjistrimit të studentëve dhe krijimin, sistemimin dhe mbajtjen sekret të të dhënave të tyre
  • Regjistrojë dokumentet e përditshme në protokoll
  • Asistim në organizim të konferencave;
  • Të marrë pjesë në përgatitjen e raporteve vetvlerësuese, revistës, broshurës e materialeve tjera;
  • Pranimi dhe procesimi i mëtejshëm i kërkesave dhe materialeve të studentëve dhe profesorëve;
  • Përgatitja e materialeve të nevojshme për informimin e studentëve dhe stafit akademik;
  • Informimi i studentëve dhe stafit akademik;
  • Përpilimi i raporteve dhe mbajtja e evidencave të ndryshme për çështje të punës së tyre administrative;
  • Dokumentimi, sistemimi dhe arkivimi i shkresave dhe dokumenteve të ndryshme;
  • Të asistojë Zyrtarin e Zyrës së Cilësisë;
  • Të mirëmbajë dhe të ruajë dokumentacionin e përditshëm;
  • Kryerja e detyrave të tjera që i caktohen nga Sekretari i Kolegjit;
  • Evidentimi i librave të bibliotekës, huazimi i librave studentëve dhe shitja e tyre.
  • Zhvillon dhe implementon kampanja të ndryshme të rekrutimit të studentëve, dhe menaxhimin e marrëdhenieve me publikun;
  • Përkrahja promocionale për zyrtarët që merren direkt me promovimin e Kolegjit;
  • Drafton strategjinë për marketing, komunikim dhe marrëdhënie me publikun;
  • Zhvillon dhe implementon kampanjën për rekrutim e studentëve të rinj;
  • Punon ngushtë me kompaninë e përzgjedhur në dizajnimin e kampanjës;
  • Zhvillon iniciativa dhe projekte te reja me kompani dhe institucione te ndryshme;
  • Ndërmerr iniciativa për ngritjen e imazhit të Kolegjit;
  • Organizon ngjarje publike siç janë ligjëratat, debatet, konferencat e ndryshme;
  • Përkujdeset për rrjetet sociale të Kolegjit Universi;

Fatlum Grisholli

[email protected]edu.net

Tel: +381 (0)38 54 54 00

Cel: +383(0)49 22 04 77

Suzana Rrapi

[email protected]

Tel: +381 (0)38 54 54 00

82143782_484443782262848_3597456639965265920_n
Fatmir Havolli
Shërbimi për salla

Shërbimi për salla sportive

  • Mbikqyr pastrimin e sallës dhe tribunave në vazhdimësi;
  • Gjatë kohës së mësimit ofron pajisjet e nevojshme për mësim dhe pas mbarimit të mësimit i kthen prapë paisjet dhe nëse ka dëmtime duhet të mbaj evidencën dhe ta raportoj tek përgjegjësi). Çdo mos raportim të dëmeve do të ndëshkohet me dënim në pagë;
  • Kujdeset që salla të jenë në rregull dhe të pastrohet në fillimin dhe mbarim të orarit të punës;
  • Mirëmban hapësirat e gjelbërimit para objektit, kujdeset per gjeneratorin, sallën e fitnesit dhe sallat e mjekësisë sportive;
  • Mbikëqyr objektin se a është në rregull dhe a është dëmtuar diçka;
  • Duhet ti përcjell të gjitha lëvizjet dhe palët që vinë në institucionin tonë;
  • Bënë pastrim gjeneral të sallës dhe tribunës çdo dy javë
  • Kryerja e detyrave të tjera që i caktohen nga Sekretari i Kolegjit.

Fatmir Havolli
[email protected]

Cel: +383(0)44 79 18 68

Phd. Cand. Jeton Havolli2
Jeton Havolli, PhD Can
Shërbimet për matjet sportive

Shërbimet për matjet sportive

Kolegji Universi është një institucion serioz dhe i përkushtuar që me punën e vetë cilësore të ndihmoj sportistët për të arritur performancën më të mirë sportive, pasiqë është institucioni numër një për fushën e diagnostifikimit të sportistëve.Kolegji Universi përveç ofrimit të studimeve për studentët e interesuar, ofron edhe mundësinë për të kryer testimet diagnostifikuese të sportistëve me pajisjet më moderne të fushës.Nëse dëshironi të testoni për sportistët tuaj forcën muskulore, qëndrueshmërinë, të matnikapacitetin vital të mushkërive, të dini masën trupore, muskulore, dhjamore, eshtërore etj, ne ju ofrojmë mundësi që të gjitha këto të i kryeni në mënyrën më profesionale, me stafin vendor dhe ndërkombëtar të Kolegjit Universi.Testet mjekësore, funksionale dhe motorike janë parakusht themelor për të konstatuar gjendjen aktuale të sportistit dhe në bazë të rezultateve që fitohen mundësohet hartimi më i saktë i planit të stërvitjes apo të rikuperimit eventual. Përmes testeve vërtetohet niveli i gjendjes shëndetësore, vërtetohet niveli i aftësive motorike, si dhe zbulohen dobësitë eventuale duke mundësuar kështu intervenim adekuat dhe me kohë për përmirësimin e tyre për arritjen e një performance kulminante për gara.

  1. Testimet të cilat kryhen nga profesorët tanë:
1. Percaktimi i permbajtjes trupore me In-Body
2. Ergospirometria Dinamike
3. Ekzaminimi Kardiologjik Sportiv – EKG
4. Testimi i ekuilibrit me Biodex Balance System
5. Testimi i qëndrueshmërisë pa laktate me HP Cosmos Treadmill
6.  Testime te ndryshme me new test system
7. Diagnostika Izokinetike me Biodex

 

  1. Testimet për të cilat vijnë ekspertët nga Kroacia dhe Maqedonia (nuk ka zbritje)
1 Testimi i qëndrueshmërisë me laktate me HP Cosmos Treadmill (një testim)
2 Testimi me gazmaskë

Jeton Havolli, PhD Can.

[email protected]

Cel: +383(0)44 35 90 16

68846502_1286525874889988_9047630479137701888_n
Fadil Grisholli
Zyrtar për IT

Zyrtar për IT

  • Në krejt Kolegjin janë 40 kompjuter dhe laptop si për personel ashtu dhe për studentët që janë të disponueshme gjatë 24 orëve, të pajisura me internet dhe softuer përkatës.Të gjitha pajisjet elektronike kalibrohen në mënyrë periodike në mënyrë që të jenë të disponueshme dhe të qasshme për procesin mësimor, por mund të kalibrohen dhe në bazë të kërkesave.

Fadil Grisholli

[email protected]

Cel: +383 (0) 49 61 47 93

88180775_2880935548638937_3615163810874130432_n
Fatlum Grisholli
Shërbimi për bibliotekë

Shërbimi për bibliotekë

Hapësira bibliotekare përmban numër të mjaftueshëm të literaturës, si dhe hapësirë të mjaftueshme për lexim të cilën studentët mund ta shfrytëzojnë pa kufizim ( 24 h)  për përgatitjen e provimit, punëve seminarike etj.Në raftet e bibliotekës literatura është e sistemuar në bazë të llojit të publikimeve dhe sipas disiplinave përkatëse në gjuhën amtare dhe në gjuhë të huaj. Përveç librave dhe publikimeve të shtypura, studentët kanë qasje edhe në librat elektronike në rrjetin e brendshëm për menaxhim të studentëve si dhe në publikimet elektronike.Biblioteka jonë, këtë vit, në kuadër të aktivitetit të parashikuar për përmirësimin e cilësisë së mësimit (Follow up), momentalisht ka rreth 2000 tituj të librave në gjuhën shqipe dhe angleze për sport, mjekësi dhe rehabilitim.
Fatlum Grisholli
[email protected]
Tel: +381 (0)38 54 54 00  Cel: +383(0)49 22 04 77